Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sfidat e Merkelit pas zgjedhjeve

2017/10/04 at 5:43 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Sfidat e Merkelit pas zgjedhjeve

Nga Joschka Fischer*, Tagesspiegel


Rezultati i zgjedhjeve federale të Gjermanisë të dielën ishte i papritur dhe shqetësues, të paktën për standardet gjermane. Dy partitë kryesore, Social Demokratët (SPD) dhe Bashkimi Kristian Demokrat (CDU), bashkë me partinë simotër të saj bavareze, Bashkimi Social Kristian (SCU) u ndëshkuan në kutinë e votimit, pasi kishin qeverisur si një koalicion i madh nën kancelaren gjermane Angela Merkel për katër vitet e fundit.

Performanca e SPD ishte më e keqja që nga çdo zgjedhje federale që prej të parave të Republikës Federale, në 1949. Ngjashmërisht, aleanca CDU/CSU u kthye në të dytën më të keqe që prej 1949 duke qenë se CSU vuajti humbjet më të këqija në zgjedhjet federale në historinë e vet. Kjo është veçanërisht e veçantë, duke qenë se Bavaria do të mbajë zgjedhje të nivelit shtetëror vitin e ardhshëm.

Thënë këto, zgjedhja ishte një rrëshqitje ndaj koalicionit të madh të Merkel. Dhe në një pikë të caktuar, mund të shihet si një votë protestë ndaj Merkelit vetë. Ndërkombëtarisht, ajo vlerësohet si një lidere efektive dhe si garantuese e stabilitetit dhe autoritetit moral në Perëndim. Por në atdhe, qartazi ajo nuk shihet më si e tillë.

Gabimi më i madh i Merkel në këto zgjedhje ishte mbështetja në të njëjtën strategji mbrojtjeje që përdori në dy zgjedhjet e mëparshme, të cilat i fitoi ndjeshëm. Duket se ajo ka supozuar se shmangia e polemikave dhe ruajtja e qetësisë për çështje kyçe në Europë do të funksiononin edhe një herë. Kjo tregoi gjykim të dobët, duke qenë se kriza e refugjatëve në vitin 2015 dhe pasojat e saj ndaj Gjermanisë, nuk thonë asgjë për rritjen e të djathtës ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila mori rreth 13% të votave.

Shumë gjermanë kanë pyetur veten se çfarë shtrihet përpara në të ardhmen e vendit të tyre dhe për identitetin kombëtar gjerman. Merkel nuk ofron përgjigje të mjaftueshme për këto pyetje. Dhe ndërsa mbeti e heshtur, populistët si zv.kryetari i AfD Alexander Gauland mbushën boshllëkun me thirrje të larta ndaj nostalgjisë etnike dhe nacionaliste.

Në fakt, fituesi i madh në këto zgjedhje ishte AfD, anëtarët e të cilit përfshijnë neo-nazistë dhe ekstremistë të tjerë. Suksesi i partisë është turp për Gjermaninë. Pas 72 vitesh, e djathta ekstreme është kthyer në Bundestag – dhe si blloku i tretë më i fortë. Dhe AfD tashmë është partia e dytë më e madhe në shtetet federale që përbëjnë ish-Gjermaninë Lindore.

Gjermania nuk është i vetmi vend europian ku populistët e krahut të djathtë kanë pasur fitore elektorale në vitet e fundit. Por askund nuk është ringritja e të djathtës ekstreme më shqetësuese se në Gjermani, duke marrë shkas nga vetë historia. Për të parandaluar të djathtën nga dëmi i pariparueshëm në demokracinë gjermane, partitë që i qëndrojnë vlerave demokratike duhet të marrin seriozisht përgjegjësinë e tyre për të formuar një qeveri të re.

Merkel me siguri do të mbetet kancelare në qeverinë e ardhshme. Teksa anëtarët e CDU dhe të CSU e debatojnë çështjen në ditët e ardhshme, ata do të gjejnë se nuk ka alternativë tjetër më të besueshme dhe popullore sa ajo. Me apo pa humbjet elektorale, nuk mund ta largosh kancelaren pa pasur një zëvendësim për të. Merkel është me fat: thikat nuk janë nxjerrë ende; dhe nëse dalin, me gjasa nuk do të kthehen në gjak – të paktën për momentin.

Një tjetër rezultat i papritur i zgjedhjeve është se liderët e SPD tani po diskutojnë për t’iu bashkuar opozitës – sikur pjesëmarrja në qeveri të ishte një mallkim që duhet shmangur me çdo kosto. Kjo do ta bëjë procesin e formimit të qeverisë së ardhshme të gjatë dhe të dhimbshëm, që nuk është e pazakontë për politikën gjermane.

Me SPD që refuzon të marrë pjesë në një koalicion të madh, i vetmi opsion i mundshëm matematik që mbetet është një aleancë “Xhamajka” – që ka marrë emrin nga flamuri i Xhamajkës me të zezë, të verdhë dhe të gjelbër – që përbëhet nga CDU/CSU, Demokratët e Lirë liberal dhe të Gjelbrit. Por deri atje nuk do të jetë e lehtë: ndërsa partitë nuk do të kenë shumë telashe të arrijnë kompromiset e nevojshme politike, ata ndryshojnë shumë në mentalitetin e qeverisjes dhe stilin e lidershipit.

Për më tepër, kalendari politik vendas me shumë gjasa do të zgjasë bisedimet e koalicionit. Liderët e partisë do të marrin qëndrime dhe do të përpiqen të shpëtojnë fytyrën në sytë e votuesve të tyre por kjo nuk do të ndodhë deri pas zgjedhjeve shtetërore në Saksonin e Poshtme në 15 tetor. Dhe edhe atëherë, një qeveri e re nuk do të formohet shpejt.

Alternativat e vetme për një koalicion Xhamajkë janë një qeveri minoriteti CDU/CSU ose një zgjedhje e re pranverën e ardhshme, që me gjasa vetëm sa do të forcojë pozicionin e AfD. Të dyja rezultatet do të jenë të këqija për Gjermaninë, që perceptohet gjerësisht – dhe ofron mbështetje – si një spirancë stabiliteti në Europë.

Kjo nënkupton se e ardhmja e demokracisë gjermane dhe stabiliteti europian do të varen nëse arsyeja prevalon mes partive më të vogla të mbetura. Partitë Xhamajka kanë një përgjegjësi të mbështesin Merkel dhe të arrijnë në kompromis sa të munden për të formuar një qeveri. Liderët e tyre, shpresojmë, do të jenë mjaftueshëm të zgjuar të punojnë së bashku në mirëbesim, në vend që të kërkojnë vetëm avantazhe të vogla partizane. Ana mund të fillojnë duke bërë reforma në siguri dhe ekonomi dhe me modernizimin ekologjik dhe digjital si tre shtyllat e një lloji të ri koalicioni.

Sa për Merkel, dështimi për të formuar një qeveri mazhoritare do të nënkuptonte me gjasa fundin e drejtimit të saj si kancelare. Dhe më gjerësisht, vetëm sa do të nxiste një periudhë të re kaosi politik. Askush nuk duhet t’ia urojë këtë Gjermanisë – apo Europës./Mapo/ 

*ish-ministër i jashtëm i Gjermanisë

 

Etiketa: Joschka Fischer


Ju sugjerojmë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
Bota

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

20 Shtator, 2025 10:48 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

20 Shtator, 2025 10:27 pm
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

20 Shtator, 2025 8:18 pm
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit, humbin jetën babë e bir

20 Shtator, 2025 7:37 pm
“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës
Bota

“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës

20 Shtator, 2025 6:36 pm
SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit
Bota

SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit

20 Shtator, 2025 5:55 pm
Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë
Life Style

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë

20 Shtator, 2025 4:14 pm
“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë
Politikë

“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë

20 Shtator, 2025 3:01 pm
Para
Lu për klanet kriminale, Rama: Shumë shpejt veprime të pandërprera

Lu për klanet kriminale, Rama: Shumë shpejt veprime të pandërprera

Kërcënimi i Metës për qeverinë, Rama: Çdo njeri gabon, po nuk shoh potenciale aq autodestruktive

Rama rrit taksat, biznesi i vogël do të paguajë TVSH

Përfiton nga momenti që ishte vetëm, fqinji përdhunon adoleshenten në Korçë

Përfiton nga momenti që ishte vetëm, fqinji përdhunon adoleshenten në Korçë
















TE FUNDIT

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
20 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e paralajmëroi Venezuelën të shtunën se do të paguajë një çmim të pallogaritshëm nëse nuk...

Lexo më shumë

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
20 Shtator, 2025

Shërbimi Sekret është vënë në gatishmëri të lartë pasi arrestoi një burrë të armatosur brenda stadiumit State Farm në Arizona,...

Lexo më shumë

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
20 Shtator, 2025

Forcat izraelite vazhduan sulmin e tyre në qytetin e Gazës dhe më gjerë në Rrip të shtunën, duke shkatërruar tunele...

Lexo më shumë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
20 Shtator, 2025

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka shpallur moskompetencën për hetimin e çështjes së vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra dhe ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com