Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sfida ndaj Izraelit, 5 arsye pse fiton Shqipëria

2016/11/12 at 7:53 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sfida ndaj Izraelit, 5 arsye pse fiton Shqipëria

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushën e “Elbasan Arenës” për të zhvilluar ndeshjen e radhës të kualifikueseve për Botërorin 2018. Kuqezinjtë do të sfidohen nga Izraeli, një kombëtare që ka objektiva të njëjtë me përfaqësuesen tonë.

Në letër, Shqipëria është një skuadër më e mirë se Izraeli dhe me të drejtë pritet një fitore, edhe pse në kampin kuqezi janë kujdesur që të mos bëjnë shumë premtime. Megjithatë ne po radhisim 5 arsye pse Shqipëria mund të fitojë sot (e shtunë).

  1. Etrit Berisha dhe Bekim Balaj – Që në krye të herës duam të theksojmë se të gjithë lojtarët, këtu mund të përjashtohen dy-tre, janë duke u aktivizuar rregullisht me klubet e tyre, një gjë shumë pozitive për kombëtaren, por duam të veçojmë 2+1 lojtarë.

Për herë të parë pas një kohe të gjatë, Etrit Berisha vjen në kombëtare pasi është aktivizuar çdo javë me skuadrën e tij. Në 6 ndeshjet e fundit, gardiani i portës kuqezi ka pësuar vetëm 1 gol. Më mirë se ai ka bërë vetëm Thibaut Courtois, portieri i Chelseat që nuk ka pësuar fare në 6 ndeshjet e fundit (1 me Belgjikën dhe 5 me Chelsean). Kjo formë e Berishës padyshim se e bën skuadrën të ndihet më e sigurt.

Edhe Bekim Balaj po kalon në një formë të jashtëzakonshme. Dëmtimi i Armando Sadikut dhe rënia në formë e Sokol Cikalleshit shtuan kokëdhimbjet për De Biasin, që tashmë i falet formës së Balajt. Sulmuesi shkodran shënoi dy gola për katër minuta në ndeshjen që skuadra e tij Terek Grozni e fitoi ndaj Zenitit. Kjo dopietë çoi në kuotën e tetë golave dhe Balaj është në krye ta klasifikimit të golashënuesve në Rusi.

Një tjetër lojtar që po kalon në një periudhë të mirë është edhe Azdren Llullaku. Sulmuesi me origjinë nga Kosova u rikthye në kombëtare pas formës së mirë në kampionatin rumun me Gaz Metanin. Me 12 gola në 14 javë, 28-vjeçari i kombëtares shqiptare mban kreun e renditjes së shënuesve më të mirë në ligën e parë rumune.

  1. Statistikat – Kjo është përballja e parë e Shqipërisë me Izraelin. Por, forma në ndeshjet e fundit i favorizon shumë kuqezinjtë. Në pesë ndeshjet e fundit zyrtare, Shqipëria ka një bilanc pozitiv me 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. E kundërta ndodh me Izraelin që ka 3 humbje, 1 fitore dhe 1 barazim në pesë sfidat e tyre fundit zyrtare.
  2. Skuadër e padisiplinuar – Izraeli është një skuadër e padisiplinuar taktikisht që bën të pësojë shumë gola. Kundërshtarët e Shqipërisë kanë pësuar të paktën një gol në shtatë ndeshjet e fundit. Në kualifikueset e Europianit, në 10 ndeshjet e luajtura, ata shënuan 16 dhe pësuan 14 gola. Ndërsa, kuqezinjtë, në 8 ndeshjet e zhvilluara në kualifikueset e Europianit kanë pësuar vetëm 5 gola ndërsa shënuan 10.
  3. Katër, numër fati – Shqipëria ka arritur dy fitore në ndeshjet e katërta kualifikuese nën drejtimin e De Biasit. Kombëtarja ka mundur 1-0 Slloveninë në fushatën e kualifikueseve të Botërorit të Brazilit dhe fitoi 2-1 ndaj Armenisë në kualifikueset e Europianit. Edhe kjo ndaj Izraelit është ndeshja e katërt.
  4. Masat e sigurisë – Aktualisht, lojtarët izraelitë vetëm në tualete nuk shkojnë pa praninë e policisë (edhe për këtë nuk jemi shumë të sigurtë!). Të premten ata u stërvitën në “Elbasan Arena” ndërsa policia qëndronte në fushë. Hoteli i tyre është i rrethuar, ndërsa pikërisht për shkak të sigurisë u ndërrua edhe stadiumi ku do luhet kjo sfidë. Edhe për sot janë paralajmëruar masa të rrepta sigurie. Këto mund t’i shpërqendrojnë miqtë. TCH

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Sfida ndaj Izraelit, 5 arsye pse fiton Shqipëria

Foto/ Shqipëri – Izrael, këto janë formacionet zyrtare

Letra e mrekullueshme, që Leonard Coheni i shkruajti muzës që dashuronte

Letra e mrekullueshme, që Leonard Coheni i shkruajti muzës që dashuronte

Mos e humbisni pamjen që do dhurojë hëna ditën e hënë

Mos e humbisni pamjen që do dhurojë hëna ditën e hënë

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com