Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sfida ndaj Izraelit, 5 arsye pse fiton Shqipëria

2016/11/12 at 9:13 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sfida ndaj Izraelit, 5 arsye pse fiton Shqipëria

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushën e “Elbasan Arenës” për të zhvilluar ndeshjen e radhës të kualifikueseve për Botërorin 2018. Kuqezinjtë do të sfidohen nga Izraeli, një kombëtare që ka objektiva të njëjtë me përfaqësuesen tonë.


Në letër, Shqipëria është një skuadër më e mirë se Izraeli dhe me të drejtë pritet një fitore, edhe pse në kampin kuqezi janë kujdesur që të mos bëjnë shumë premtime. Megjithatë ne po radhisim 5 arsye pse Shqipëria mund të fitojë sot (e shtunë), raporton T.CH. 

1. Etrit Berisha dhe Bekim Balaj – Që në krye të herës duam të theksojmë se të gjithë lojtarët, këtu mund të përjashtohen dy-tre, janë duke u aktivizuar rregullisht me klubet e tyre, një gjë shumë pozitive për kombëtaren, por duam të veçojmë 2+1 lojtarë.

Për herë të parë pas një kohe të gjatë, Etrit Berisha vjen në kombëtare pasi është aktivizuar çdo javë me skuadrën e tij. Në 6 ndeshjet e fundit, gardiani i portës kuqezi ka pësuar vetëm 1 gol. Më mirë se ai ka bërë vetëm Thibaut Courtois, portieri i Chelseat që nuk ka pësuar fare në 6 ndeshjet e fundit (1 me Belgjikën dhe 5 me Chelsean). Kjo formë e Berishës padyshim se e bën skuadrën të ndihet më e sigurt.

Edhe Bekim Balaj po kalon në një formë të jashtëzakonshme. Dëmtimi i Armando Sadikut dhe rënia në formë e Sokol Cikalleshit shtuan kokëdhimbjet për De Biasin, që tashmë i falet formës së Balajt. Sulmuesi shkodran shënoi dy gola për katër minuta në ndeshjen që skuadra e tij Terek Grozni e fitoi ndaj Zenitit. Kjo dopietë çoi në kuotën e tetë golave dhe Balaj është në krye ta klasifikimit të golashënuesve në Rusi.

Një tjetër lojtar që po kalon në një periudhë të mirë është edhe Azdren Llullaku. Sulmuesi me origjinë nga Kosova u rikthye në kombëtare pas formës së mirë në kampionatin rumun me Gaz Metanin. Me 12 gola në 14 javë, 28-vjeçari i kombëtares shqiptare mban kreun e renditjes së shënuesve më të mirë në ligën e parë rumune.

2. Statistikat – Kjo është përballja e parë e Shqipërisë me Izraelin. Por, forma në ndeshjet e fundit i favorizon shumë kuqezinjtë. Në pesë ndeshjet e fundit zyrtare, Shqipëria ka një bilanc pozitiv me 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. E kundërta ndodh me Izraelin që ka 3 humbje, 1 fitore dhe 1 barazim në pesë sfidat e tyre fundit zyrtare.

3. Skuadër e padisiplinuar – Izraeli është një skuadër e padisiplinuar taktikisht që bën të pësojë shumë gola. Kundërshtarët e Shqipërisë kanë pësuar të paktën një gol në shtatë ndeshjet e fundit. Në kualifikueset e Europianit, në 10 ndeshjet e luajtura, ata shënuan 16 dhe pësuan 14 gola. Ndërsa, kuqezinjtë, në 8 ndeshjet e zhvilluara në kualifikueset e Europianit kanë pësuar vetëm 5 gola ndërsa shënuan 10.

4. Katër, numër fati – Shqipëria ka arritur dy fitore në ndeshjet e katërta kualifikuese nën drejtimin e De Biasit. Kombëtarja ka mundur 1-0 Slloveninë në fushatën e kualifikueseve të Botërorit të Brazilit dhe fitoi 2-1 ndaj Armenisë në kualifikueset e Europianit. Edhe kjo ndaj Izraelit është ndeshja e katërt.

5. Masat e sigurisë – Aktualisht, lojtarët izraelitë vetëm në tualete nuk shkojnë pa praninë e policisë (edhe për këtë nuk jemi shumë të sigurtë!). Të premten ata u stërvitën në “Elbasan Arena” ndërsa policia qëndronte në fushë. Hoteli i tyre është i rrethuar, ndërsa pikërisht për shkak të sigurisë u ndërrua edhe stadiumi ku do luhet kjo sfidë. Edhe për sot janë paralajmëruar masa të rrepta sigurie. Këto mund t’i shpërqendrojnë miqtë.



Ju sugjerojmë

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
Kryesore

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

25 Tetor, 2025 2:14 pm
Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

25 Tetor, 2025 11:38 am
Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
Aktualitet

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

25 Tetor, 2025 11:19 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Para
Parashikimi i motit/ Vazhdon të përkeqësohet situata, rrebeshe në gjithë vendin

Parashikimi i motit/ Vazhdon të përkeqësohet situata, rrebeshe në gjithë vendin

Rozana Radi: I kam bërë të gjitha, tani dua të bëhem nënë

Rozana Radi: I kam bërë të gjitha, tani dua të bëhem nënë

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Kamzë

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Kamzë
















TE FUNDIT

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
25 Tetor, 2025

Klubi sportiv i Dinamos ka reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për të kryer testin e gjinisë për...

Lexo më shumë

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
25 Tetor, 2025

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit, pas informacioneve për lëndë narkotike, telefonë apo sende të tjera...

Lexo më shumë

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
25 Tetor, 2025

Nga Gjermania ku ndodhet për “Berlin Global Dialogue” Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me shakanë që bëri me Macron...

Lexo më shumë

Horoskopi 25 Tetor 2025

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
25 Tetor, 2025

Dashi Një ngjarje e papritur mund të bëjë që të ndaheni përkohësisht nga personi i veçantë në jetën tuaj. Konfuzioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com