Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik në Tale të Lezhes mungon shërbimi i urgjencës.
E vetmja mundësi për turistët mbetet spitali i qytetit, që ndodhet 18 km larg bregdetit.
Për pushuesit, ky shërbim mbetet thelbësor në një kohë kur temperaturat janë tepër të larta dhe bregdeti i Tales është shumë i frekuentueshëm.
Disa tregojne si 46 –vjeçar nga Kosova nuk arriti të marrë ndihmën e parë dhe humbi jetën gjatë rrugës për në spital.
Ndonëse sezoni turistik po i afrohet pikut, Drejtoria e Shëndetit Publik në Lezhë ende nuk ka një afat se kur mund shërbimi i urgjencës në këtë zonë bregdetare. TV KLAN