Sevilla është skuadra e parë finaliste në Europa League, pasi ka fituar me rezultatin 2-1 ndeshjen kundër Manchester United.
Në pjesën e parë të dyja skuadrat kërkuan golin dhe bënë një lojë të hapur, ndonëse spanjollët e nisën në disavantazh pas një penalltie, të cilën Bruno Fernandes e ktheu në gol, në minutën e 9-të.
Por Sevilla u përgjigj në minutën 26-të me një gol nga Suso, ndërsa Luuk de Jong do t’i jepte fitoren në minutën 78-të. Sevilla do të presë kundërshtarin që do të dali nga ndeshja Inter – Shakhtar Donetsk, që do të luhet të premten./Opinion.al