Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Serwer: Grenell do ta imponojë idenë e shkëmbimit të territoreve

2019/10/05 at 3:08 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Serwer: Grenell do ta imponojë idenë e shkëmbimit të territoreve

Eksperti i Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer, thotë se i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell, do të marrë rrol dominues në qasjen e SHBA-së në dialogun Serbi-Kosovë dhe do ta shtypë Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.


Në një postim në blogun e tij që e shkroi lidhur me emërimin e Grenell, si dhe në një intervistë për Zërin e Amerikës, Serwer e quajti të çuditshëm vendimin për emërimin e Grenell për përfaqësues special në dialogun Kosovë-Serbi.

Ai thotë se, “edhe pse Grenell është diplomat dhe ambasador, ai përfaqëson qartë Shtëpinë e Bardhë”.

“Vetëm pak javë më parë, ata e emëruan Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin. Grenell është i një rangu më të lartë se Palmer për dy arsye: ai është ambasador dhe ka lidhje direkte me Shtëpinë e Bardhë. Për mua është shumë e qartë se planifikojnë që ai të marr funksionin e përfaqësuesit Special për Ballkanin, që do të thotë se do të merret me Beogradin dhe Prishtinën. Vërtet është e çuditshme. Mendoj se ky është një paralajmërim për ringjallet ideja e shkëmbimit të territorit midis Kosovës dhe Serbisë, që është një ide e tmerrshme, e cila vdiq nga një vdekje natyrale disa muaj më parë dhe është një plan i keq përpjekja për ta ringjallur atë”, ka deklaruar Serwer, për Zërin e Amerikës, edicioni në gjuhën serbe.

Sipas Zërit të Amerikës, Grenell politikisht është i afërt me John Bolton, ish-këshilltarin e Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, i cili vitin e kaluar deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të kundërshtonin një shkëmbim territoresh nëse Beogradi dhe Prishtina bien dakord.

Disa analistë gjithashtu supozojnë se Grenell është një mbështetës i idesë, të cilën Gjermania dhe kancelarja Angela Merkel, e kundërshtojnë me forcë.
Serwer beson se Grenell nuk do të pranojë argumentet e Gjermanisë, por do të përpiqet të imponojë idenë e shkëmbimit të territoreve.

“Besoj se do të përpiqet t’ia imponojë [idenë e korrigjimit] Gjermanisë, Kosovës dhe Serbisë, kurse kundërshtarët më të fortë të asaj ideje në Kosovë janë serbët që jetojnë në jug të Ibrit. Është bizare të përpiqen t’ia imponojnë një ide kaq të keqe, por çfarë i motivon ata – pra, ata mund të vrasin ‘dy miza të Clintonit’ me një goditje – Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën – kjo një arritje e rëndësishme nëse dëshironi ta kënaqni me Shtëpinë e Bardhë. Kjo do të jetë gjithashtu një konfirmim i kthesës në politikën amerikane nga zgjidhjet liberale-demokratike të bazuara në të drejta të barabarta, në zgjidhje etno-nacionaliste bazuar në ndarjen e grupeve etnike. Kjo nuk është zgjidhje për të cilën jam unë jam, por kam frikë se Shtëpia e Bardhë është e vendosur që të përpiqet ta imponojë”, thotë Serwer.

Mandati i Grenell në Gjermani ka qenë i diskutueshëm që në fillim, kur ai sugjeroi që kompanitë gjermane të pushonin biznesin me Iranin, dhe deklaroi për median konservatore “Breitbart News” se dëshiron të forcoje të djathtën evropiane.

“Grenel është në një marrëdhënie dëshpëruese me gjermanët, të cilëve nuk u pëlqen fort, dhe e shohin atë si një përfaqësues të administratës amerikane me të cilin nuk kanë marrëdhënie veçanërisht të ngrohta. Nëse Shtëpia e Bardhë dëshiron një marrëdhënie më të mira me Gjermaninë, personi i fundit që duhet ta zgjidhnin për këtë proces është Grenell”, thotë Serwer.

Ai dyshon se Grenel dhe Matthew Palmer do të jenë në gjendje të punojnë njëkohësisht në ndërmjetësimin midis Beogradit dhe Prishtinës./ Burimi: Klan Kosova



Ju sugjerojmë

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
Bota

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

21 Qershor, 2025 10:37 pm
Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
Aktualitet

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

21 Qershor, 2025 10:12 pm
Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
Bota

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

21 Qershor, 2025 9:25 pm
Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Bota

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 Qershor, 2025 9:03 pm
Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
Aktualitet

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

21 Qershor, 2025 8:29 pm
Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
Aktualitet

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

21 Qershor, 2025 8:14 pm
Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
Aktualitet

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

21 Qershor, 2025 7:57 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Do reduktohet furnizimi me ujë në zonën e Fushë Kuqes

21 Qershor, 2025 7:53 pm
Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
Kryesore

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

21 Qershor, 2025 7:21 pm
U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
Bota

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

21 Qershor, 2025 6:56 pm
Para
E fundit/ Drejtonte ambulancën i dehur, përplasi tre makina, ndalohet shoferi i maternitetit

Një burrë gjendet i mbytur në Vjosë

Pas 11 vitesh në kërkim, arrestohet në Spanjë shqiptari i rrezikshëm

62-vjeçari shqiptar arrestohet në Madrid

Kylie Jenner merr propozimin për martesë, ajo jep përgjigjen e saj

Akuzat për tradhti ndaj Kylie Jenner, reperi thyen heshtjen
















TE FUNDIT

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
21 Qershor, 2025

Izraeli, një nga shtetet më të avancuara në teknologji ushtarake, ka në arsenalin e tij raketën anti-balistikë më të sofistikuar...

Lexo më shumë

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
21 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas lirimit nga burgu pas katër vitesh të liderit të opozitës bjelloruse, Siarhei...

Lexo më shumë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
21 Qershor, 2025

Të paktën tetë turistë kanë vdekur në një aksident me balonë në Brazil, njofton një guvernator i shtetit. Sipas BBC,...

Lexo më shumë

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
21 Qershor, 2025

Pakistani ka njoftuar se planifikon të nominojë Presidentin e SHBA, Donald Trump për çmimin Nobel për Paqe, duke përmendur rolin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com