Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Servet Pëllumbi: Ben Blushi iku vetë nga PS, nuk e përjashtuan

2016/04/11 at 10:32 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Servet Pëllumbi: Ben Blushi iku vetë nga PS, nuk e përjashtuan

Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi hodhi poshtë dje, pretendimet e deputetëve Ben Blushi, Mimoza Hafizi e Petrit Ago për manipulime në referendumin e ditës së shtunë. Ai tha se kjo pakicë, që po vjen gjithnjë e duke u bërë më pakicë, duhet të pranojë rezultatin e referendumit nëse do të qëndrojë në Partinë Socialiste. I pyetur në lidhje me mundësinë e një përjashtimi të deputetit Ben Blushi, Pëllumbi u shpreh se nuk ka nevojë për një përjashtim nëse tjetri përjashton veten.

Zoti Pëllumbi, si shkoi për ju referendumi i mbajtur ditën e shtunë brenda Partisë Socialiste për t’i dhënë përgjigje pyetjes nëse quhet i rinovuar mandati i kryetarit të partisë, kur ai është edhe kryeministër?

Unë them që ishte një demonstrim demokratik, i vullnetit të anëtarësisë së Partisë Socialiste, që erdhi menjëherë pas Kongresit. Gjithashtu ishte një akt që tregoi forcën e mirëkuptimin brenda anëtarësisë së PS­së. Ky referendum dhe votimi i ditës së shtunë tregoi se Partia Socialiste mbetet një nga forcat më të organizuara në vend.

Profesor, pati gjatë këtyre ditëve kritika nga disa deputetë të PS­së, si zoti Blushi, zonja Hafizi, se pati manipulime, madje kutitë ishin mbushur më përpara; si i vlerësoni? Ju, i vutë re gjatë votimit shkeljet që thuhen?

Nuk pati absolutisht asnjë shkelje, për mendimin tim, sepse unë mora pjesë në votim, madje anëtarët e partisë rrinin në rresht për të votuar. Çdo gjë ishte e dokumentuar. Çdo anëtar paraqitej para komisionit me kartën e anëtarësisë, ishin listat dhe çdo gjë ishte shumë mirë e organizuar. Fletët e votimit, vendet e sekretimit, kabinat e votimit ishin të gjitha në rregull. Çdo gjë ishte normale, madje do të thosha e përkryer. Çdo pretendim i atyre apo i asaj pakice – që ka ardhur duke u bërë gjithnjë e më shumë pakicë – për shkelje dhe për pavlefshmëri të referendumit, mua më duket se është jashtë çdo logjike dhe jashtë çdo realiteti.

Ka pasur këto dy ditë, opinione të ndryshme që bëjnë një analogji mes zgjedhjeve të kohës së monizmit dhe këtij referendumi, ku si pjesëmarrja, ashtu edhe rezultati dalin me rreth 99.99%.  A shihni diçka të tillë?

Nuk ka të bëjë me analogji, sepse ato zgjedhje për të cilat bëhet fjalë ishin zgjedhje popullore. Këtu është fjala për zgjedhje në parti. Partitë janë të organizuara, janë me anëtarë që kanë dokumente, që kanë një organizatë të tyre. Kështu që është plotësisht normale që, një votim që bëhet brenda një partie të ketë një përqindje të lartë. Ndërsa, votimi për të cilin flitet ishte votim elektoral, popullor, i cili ishte formal dhe zhvillohej sipas atyre parametrave që përmendët ju. Analogjia, për mendimin tim, këtu nuk ka vend. Ky është votim për referendum në parti, pra votim në një organizatë vullnetare që bashkon njerëz sipas bindjeve të tyre dhe interesave. Kështu që nuk ka vend të bëhet një krahasim i tillë me një votim popullor.

A quhet e dështuar kjo betejë e zotit Blushi tanimë që ka një përgjigje nga referendumi për mandatin e kryetarit të partisë, Edi Rama?

Kush nuk do ta shohë përgjigjen, atëherë është miopi politike e atij që nuk do ta shohë. Unë zakonisht mendoj kështu, që ata që kanë mendim ndryshe, kanë të drejtë ta shprehin atë, ta diskutojnë nëpër forume, jashtë forumeve, brenda forumeve, por kur vullneti i shumicës shprehet në Kongres, aq më tepër në një referendum, atëherë nuk ka vend më për debate, për këtë çështje të paktën. Secili mund ta ruajë mendimin e tij, por në qoftë se do të qëndrojë në radhët e partisë, është i detyruar të njohë këtë rezultat.

Mendoni se nuk ka vend më për zotin Blushi në PS? Mund të përjashtohet ai?

Unë nuk mendoj se duhet një përjashtim, aq më tepër kur secili e sheh veten të përjashtuar, përjashton veten pra. Nëse tjetri përjashton vetveten, nuk ka nevojë për përjashtim.

/Marrë nga Gazeta Shqiptare

Ju sugjerojmë

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

22 Maj, 2025 10:42 pm
Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
-U tha në Opinion

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

22 Maj, 2025 10:38 pm
Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
-U tha në Opinion

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

22 Maj, 2025 10:16 pm
Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
-U tha në Opinion

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

22 Maj, 2025 10:06 pm
Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë
-U tha në Opinion

Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë

22 Maj, 2025 9:43 pm
Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë
-U tha në Opinion

Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë

22 Maj, 2025 9:24 pm
Pse humbi PD më 11 maj? Berisha: U dhunuan të drejtat për një garë të barabartë
-U tha në Opinion

Pse humbi PD më 11 maj? Berisha: U dhunuan të drejtat për një garë të barabartë

22 Maj, 2025 9:17 pm
“Dhëmbë për dhëmbë në zgjedhjet e 2025”, Këlliçi: Dy duar për një kokë, mandatin e katërt nuk ua falim…
Politikë

A duhet të dorëhiqet Berisha? Belind Këlliçi i shmanget pyetjes

22 Maj, 2025 9:13 pm
Berisha shpreh lutjet për Artan Lamen dhe zbulon arsyen e largimit të tij nga detyra
-U tha në Opinion

Berisha shpreh lutjet për Artan Lamen dhe zbulon arsyen e largimit të tij nga detyra

22 Maj, 2025 9:12 pm
Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale
Bota

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

22 Maj, 2025 9:05 pm
Para
10 parfumet klasike që nuk dalin kurrë nga moda

10 parfumet klasike që nuk dalin kurrë nga moda

Francezët: Mos kopjoni modelin alla-shqiptar të Edi Ramës në Parti

Francezët: Mos kopjoni modelin alla-shqiptar të Edi Ramës në Parti

Referendumi i PS/ Hafizi: Dua listat e pjesëmarrësve në procesin e votimit

Hafizi i përgjigjet Pëllumbit: Bravo e kthyet partinë tek Shoku Enver

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
22 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një akuzë sa i takon votës së diasporës. Në studion e emisionit...

Lexo më shumë

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
22 Maj, 2025

Në intervistën në “Opinion” në Tv Klan, në një analizë për Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 11  majit, kryetari i Partisë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
22 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion” në Tv Klan, ku foli lidhur...

Lexo më shumë

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
22 Maj, 2025

Sali Berisha i konsideron farsë elektorale zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në intervistën për emisionin Opinion në Tv Klan, kryetari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com