Ish-drejtori i IT-së në Drejtorinë e Tatimeve, Renald Rista gjatë një seancë pyetjesh në komisionin hetimor për Verifikimin e Bllokimit të Sistemeve Elektronike Tatimore, deklaroi se nga ndërhyrja, dëmtimi ka qënë i jashtëzakonshëm për më shumë se 4 milionë deklarata me të dhëna sensitive të bisnesit në Shqipëri.
Sipas tij janë të shumta mënyrat e mundshme të keqpërdorimit të të dhënave të kopjuara nga sistemi i tatimeve.
Përgjatë 3 ditëve në mesin e nëntorit të vitit 2013, sipas Ristës, u kopjuan të dhënat nga serveri i tatimeve. Sistemi u bllokua për 3 javë.