Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka gjobitur prezantuesin e njohur Ardit Gjebrea, pasi në rubrikën “24 orë me…”, te e ‘Diela Shqiptare’ nuk kishte vendosur rripin e sigurimit gjatë xhirimeve me shefin e Njësisë ‘Shqiponja’ komandat Shkëlzenin.
Gjoba i është komunikuar prezantuesit live në emision, ndërsa ishte ne transmetim me emisionin e të dielës.
Kujtojmë që Gjebrea para dy javësh u ‘kryqëzua’ nga një pjesë e opinionit publik pas intervistës me Marjan Rrokun.