Sërish mbrëmjen e sotme janë ndjerë lëkundje tërmeti në kryeqytet, këtë herë me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter, 12 km nga Tirana.
Kujtojmë se në orën 05:03 të mëngjesit, vendi u trondit nga një tjetër tërmet, më i fortë, me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter. Epiqendra e tij ishte në veriperëndim të Kamzës, pranë Tiranës.
Fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.