Vijon kaosi edhe në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend.
Teksa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka lexuar rendin e ditës, deputetët e opozitës janë rreshtuar para foltores duke mbajtur pankarta në duar ku shkruhet “Vrasës i demokracisë”, “Vrasës i pluralizimit”.
Ndërkohë garda qëndron pas deputetëve të PD-së. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ka bërë thirrje deputetëve të largohen që seanca të zhvillohet normalisht.
“Mos vijoni me çorodinë”, tha Nikolla, ndërsa iu drejtua gardës: “Le të largohet! Ju lutem garda largohuni”.
Po ashtu deputetët e Bardhit dhe Berishës po i fryjnë bilbilave duke mos lejuar që deputetët të dëgjohen në sallë.