Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Seriali hit dramatik dhe thriller Yellowjackets vjen në SkyShowtime në Shqipëri

2023/09/15 at 6:22 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Seriali hit dramatik dhe thriller Yellowjackets vjen në SkyShowtime në Shqipëri

Sezoni i parë i serialit kandidat për çmimin Emmy® SHOWTIME® do të shfaqet premierë në SkyShowtime në Shqipëri nga 14 tetori, me sezonin e dytë që vijon pas 28 tetorit

SkyShowtime ka shpallur sot se sezoni i parë i serialit triller-dramatik, kandidat për çmimin Emmy ® , Yellowjackets do të shfaqet premierë në këtë platformë në Shqipëri nga 14 tetori. Të gjitha episodet e sezonit të parë do të jetë gati për transmetim nga kjo datë.

Prodhuar nga SHOWTIME, sezoni i dytë do të jetë gati për transmetim në SkyShowtime në Shqipëri me episode të reja që dalin çdo javë, nga 28 tetori.

Sezoni i parë ka marrë si rrallë herë në vlerësim me 100% pikë në Rotten Tomatoes ka marrë shtatë emërime si kandidat për çmimin Emmy®.

Krijuar nga Ashli Lajëll dhe Bart Nikërson (Narcos), në Yellowjackets luan kandidatja për çmimin Emmy® dhe fituesja e çmimit të zgjedhur nga kritika, Melani Linski (Castle Rock), kandidatja e çmimit Oscar® dhe Emmy®, Xhuljet Ljuis (Camping), kandidatja e çmimit Emmy®, Kristina Riçi (Z: The Beginning of Everything) dhe Touni Sajpres (Unforgettable).

Sa epikë mbijetese, aq edhe histori psikologjike horrori dhe dramë që prek dramat e rritjes, Yellowjackets është saga e një grupi gjimnazistesh, lojtare futbolli të talentuara, që u kthyen në të mbijetuarat me (apo pa) fat nga rrëzimi i një avioni në pyjet e largëta të veriut. Seriali rrëfen për transformimin e tyre nga një grup i ndërlikuar por i suksesshëm, në një klan të egër, si dhe ndjek jetët që ato përpiqen të rindërtojnë pas afro 25 vjetësh, duke kuptuar që e shkuara nuk është asnjëherë thjesht një e shkuar dhe ajo që ndodhi në pyll nuk ishte mbyllur ende.

Sezonit të dytë do t’i bashkohen si aktorë të rregullt: Louren Ambroz (Six Feet Under, Servant) dhe Simoun Kesëll (Obi-Wan Kenobi), së bashku me Elijah Ud (trilogjia e The Lord of the Rings) si të ftuar specialë gjatë gjithë sezonit. Në sezonin e dytë luajnë edhe Sofi Nelis (The Book Thief), Xhasmin Savoi Braun (The Leftovers), Sofi Theçër (Prospect), Samanta Hanreti (Shameless), Kortni Itën (Mad Max: Fury Road), Liv Hjuson (Santa Clarita Diet), Stivën Krugër (The Originals), Uorren Koull (Shades of Blue) dhe Kevin Alvs (Locke & Key). Yellowjackets shpërndahet në rang ndërkombëtar nga Paramount Global Content Distribution.

SkyShowtime është në dispozicion drejtpërdrejt për konsumatorët përmes aplikacionit SkyShowtime në pajisjet me Apple iOS, tvOS, Android, televizorët Android, Google Chromecast, LG, Samsung, dhe përmes faqes së internetit: www.skyshowtime.com. Çmimi mujor i SkyShowtime është 5,99 euro (pa reklama), me një periudhë prove 7-ditore që mund të anulohet në çdo kohë.

PËRFUNDON

Për më shumë detaje, vizito:

Faqja e internetit: www.skyshowtime.com

Këndi i lajmeve: corporate.skyshowtime.com

LinkedIn: www.linkedin.com/company/skyshowtime

Twitter: https://twitter.com/SkyShowtime

Të dhënat e kontaktit

[email protected]

Rreth SkyShowtime

SkyShowtime është shërbimi i ri fantastik i transmetimit në Evropë. Një sipërmarrje e përbashkët e Comcast dhe Paramount Global, SkyShowtime ka mbledhur prodhimet më të mira të Hollivudit dhe argëtimin lokal në një vend të vetëm.

Nga filmat dhe serialet origjinale të markave ikonë si Universal Pictures, Paramount Pictures, Nickelodeon, DreamWorks Animation, Paramount+, SHOWTIME®, Sky Studios dhe Peacock deri në serialet origjinale nga SkyShowtime, kjo platformë është shtëpia e re e argëtimit më të mirë në Evropë.

Me daljen në gjithë tregjet e saj në fillim të këtij viti, SkyShowtime është në dispozicion në: Shqipëri, Andorrë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Çeki, Danimarkë, Finlandë, Hungari, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Norvegji, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni, Spanjë dhe Suedi. Mundësohet nga ofrues të përzgjedhur televizionesh në disa tregje dhe në pajisjet me Apple iOS, tvOS dhe Android, në televizorët Android, Google Chromecast, LG, në televizorët inteligjentë Samsung dhe në internet.

Ju sugjerojmë

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve
Bota

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve

30 Janar, 2026 9:19 pm
Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte
Bota

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

30 Janar, 2026 8:12 pm
Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse
Bota

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

30 Janar, 2026 7:08 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Politikë

SPAK i tha “Jo” komisionit “Xhafaj”/Bardhi: Intimidimet nuk e shpëtojnë dot qeverinë

30 Janar, 2026 7:02 pm
SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë
Aktualitet

SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë

30 Janar, 2026 6:26 pm
Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta
Bota

Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta

30 Janar, 2026 6:08 pm
Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë
Bota

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë

30 Janar, 2026 4:46 pm
Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës
Kronikë

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës

30 Janar, 2026 3:27 pm
Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS
Politikë

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS

30 Janar, 2026 3:21 pm
Turqia gati të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA: Diplomacia e vetmja zgjidhje
Bota

Turqia gati të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA: Diplomacia e vetmja zgjidhje

30 Janar, 2026 3:17 pm
Para
Opozita e akuzon për aferën e inceneratorëve, Veliaj: Edhe Bashkia e Kavajës ka paguar

Opozita e akuzon për aferën e inceneratorëve, Veliaj: Edhe Bashkia e Kavajës ka paguar

Nga Dua Lipa te Ivanka Trump, vila ku qëndrojnë VIP-at që vizitojnë Shqipërinë

Nga Dua Lipa te Ivanka Trump, vila ku qëndrojnë VIP-at që vizitojnë Shqipërinë

Goli i Jasir Asanit kundër Polonisë zgjidhet si më i bukuri nga UEFA

Goli i Jasir Asanit kundër Polonisë zgjidhet si më i bukuri nga UEFA

TE FUNDIT

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve
30 Janar, 2026

Qeveria spanjolle ka hedhur një hap të rrallë me nisjen e një procedurë të jashtëzakonshme që u mundëson shumë emigrantëve,...

Lexo më shumë

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte
30 Janar, 2026

“Irani është gati të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, por ato duhet të jenë të drejta dhe të mos përfshijnë aftësitë...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse
30 Janar, 2026

Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar publikimin e dosjeve të reja mbi Jeffrey Epstein. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche tha se...

Lexo më shumë

SPAK i tha “Jo” komisionit “Xhafaj”/Bardhi: Intimidimet nuk e shpëtojnë dot qeverinë

Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
30 Janar, 2026

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi SPAK i ‘mbylli derën komisionit “Xhafaj 2”. Në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com