Milani nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 me Veronën modeste këtë javë të Serisë A. “Kuqezinjtë” kanë barazuar në fushën e tyre, duke humbur kështu 2 pikë të vlefshme.
Pas një pjese të parë të përfunduar në barazim pa gola, në të dytën ishte Baka që kaloi “Kuqezinjtë” në avantazh, shkruan Panorama.
Por vetëm dy minuta më pas, Toni barazoi gjithçka me anë të një 11 metërshi, të shkaktuar nga De Jong që doli nga loja me karton të kuq.