Pa mbaruar faza e parë e kampionatit italian, mbrojtësi Kuq e Zi, Elseid Hysaj është përzgjedhur si mbrojtësi i djathtë më i mirë në Serinë A.
Një supervlerësim ky për mbrojtësin shqiptar, i cili është zgjedhur si i tillë nga Calciomercato.com, në një sondazh që ka lidhje me ekipin ideal të vitit 2015. Ku mbrojtësi in shkodran ka fituar me 42 për qind të votave, duke lënë pas Florenzin e Romës dhe brazilianin Bruno Peres të Torinos. D.L /Opinion.al