Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Serbia i shpallë “luftë diplomatike” Maqedonisë

2017/08/22 at 10:32 AM
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Serbia i shpallë “luftë diplomatike” Maqedonisë

Pas paralajmërimeve se Shkupi zyrtar  do ta ndryshojë qëndrimin sa i përket votimit të Maqedonisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç ka porositur se edhe Serbia  mund të ndryshojë qëndrimin e saj sa i përket çështjes së emrit Kushtetues të Republikës së Maqedonisë.  Ndryshimi i qëndrimit  të Qeverisë së Maqedonisë sipas shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiç do të ndikoj në marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore mes dy vendeve. Këto komente i bëri pas vendimit për të tërhequr personelin e Ambasadës në Beograd


Në rast se Maqedonia vërtet voton për pranimin e Kosovës në UNESCO, edhe pse është e vetëdijshme se sa kjo e godet Serbinë dhe popullin serb, presidentit Vuçiç i propozoj që Serbia  lidhur me emrin nën të cilin e ka njohur Maqedoninë, gjithashtu, si dhe ata rreth pranimit të Kosovës në UNESCO, të ketë parasysh pozicionin e vendeve të Bashkimit Evropian- deklaroi Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë.

Ndërkohë nga Qeveria e Maqedonisë theksojnë  edhe njëherë se sa i përket votimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, do ta ketë parasysh pozicionin e shumicës së vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

 Republika e Maqedonisë zhvillon marrëdhënie miqësore me të gjithë vendet fqinje. Kur ekzistojnë çështje të hapura senzitive mes dy fqinjëve tanë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, gjithmonë do t’i ndjek interesat e shtetit ndaj parimeve të fqinjësisë së mirë të bashkëpunimit rajonal dhe mos-përzierjes në kontestet mes shteteve- thuhet në komunikatën e qeverisë së RM-së.

Paraprakisht u raportua se personeli diplomatik serb u tërhoq nga Maqedonia për shkak të ofensivës së veprimtarisë së inteligjencës kundër Ambasadës së Serbisë në Shkup, kështu pohoi ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, derisa sqaroi se personali diplomatik serb duhet të përgatitet të punojë në mjedisin e ri, në të cilin është përfshirë siç e quajti “faktori i jashtëm”.

 Është e padiskutueshme dhe e vërtetuar me fakte se ekziston ofensivë e veprimtarisë së inteligjencës kundër Serbisë dhe Ambasadës së Serbisë në Maqedoni në të cilën është përfshirë edhe faktori i jashtëm. Po ndërmarrim të gjitha masat që të përgatitemi për punë në një mjedis të tillë, t’i mbrojmë interesat tona dhe ta rishqyrtojmë aftësinë dhe kapacitetin tonë për punë në kushte të tilla. Pa dyshim se ne dëshirojmë marrëdhënie të mira me Maqedoninë sepse jemi fqinj, sepse kemi interes të përbashkët, sepse jemi popuj të afërt. Megjithatë është detyra jonë t’i mbrojmë interesat tona në përputhje me parimet e diplomacisë ndërkombëtar- tha Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë.

Sipas Daçiqit, një pjesë e personelit do të kthehet javën e ardhshme, ndërsa ambasadori pas të gjitha konsultimeve në Beograd. Ndërkaq Presidenti, Aleksandar Vuçiç u zotua se do të mbrojë marrëdhëniet midis dy vendeve.

 Është detyra jonë që njerëzit tanë të jenë të gatshëm dhe të përgatitur. Do të ketë një ndryshim në personelin tonë, do ta mbrojmë miqësinë tonë me maqedonasit dhe në të njëjtën kohë do të dimë si të sillemi në mjedisin e ri. Ka shumë spekulime dhe mendoj se në dhjetë ditët e ardhshme gjithçka do të jetë shumë e qartë- deklaroi Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë.

Momentalisht, objekti i ambasadës serbe është “amanet” i institucioneve vendase për ruajtjen e rendit.

Ministria e Punëve të Brendshme po ndërmerr masa për mbrojtjen e sigurisë dhe integritetit të ambasadës serbe në Shkup. Këto masa merren pasi Qeveria e Serbisë i thirri diplomatët e saj në konsultime urgjente në Beograd.

Ndryshe, dy shtetet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike në vitet e 90-ta, por këto marrëdhënie disa herë u zbehën pikërisht për shkak të pozitës së Maqedonisë ndaj Kosovës. Kështu kur Qeveria e Maqedonisë e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, ambasadori i atëhershëm në Beograd, Aleksandar Vasilevski u shpall persona non grata me çka u detyrua ta lëshojë vendin. Ndërsa ambasadori i atëhershëm Zoran Popoviç qëndroi në Shkup por i dërgoi notë proteste Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë./Alsat-M

 



Ju sugjerojmë

Zjarret, MM: 21 vatra aktive në vend/ Ndërhyrje nga ajri e qindra forca në terren
Aktualitet

Arrestohen 2 shtetas për zjarrvënie në Divjakë e Mallakastër

3 Gusht, 2025 10:16 am
SHBA/Hetime për shkelje të ligjit për Jack Smith. Ish-prokurori hetoi Donald Trump
Bota

SHBA/Hetime për shkelje të ligjit për Jack Smith. Ish-prokurori hetoi Donald Trump

3 Gusht, 2025 10:07 am
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Aktualitet

Lezhë, 3 automjete përplasen me njëri-tjetrin/Një nga drejtuesit dërgohet te Trauma

3 Gusht, 2025 9:48 am
Qeveria italiane shtyn BE për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”
Bota

Qeveria italiane shtyn BE për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

3 Gusht, 2025 9:41 am
(VIDEO)Vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh. Hiri, në 6 mijë metra lartësi
Bota

(VIDEO)Vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh. Hiri, në 6 mijë metra lartësi

3 Gusht, 2025 9:31 am
Qiej të trazuar: Konfliktet ushtarake që po ndryshojnë aviacionin botëror
Bota

Qiej të trazuar: Konfliktet ushtarake që po ndryshojnë aviacionin botëror

3 Gusht, 2025 9:06 am
Tërmeti me magnitudë 6.8 godet Ishujt Kuril në Rusi
Bota

Tërmeti me magnitudë 6.8 godet Ishujt Kuril në Rusi

3 Gusht, 2025 8:53 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Gjirokastër, 29-vjeçari përplas me makinë këmbësorin. I plagosuri, rëndë në spital

3 Gusht, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2025

3 Gusht, 2025 8:12 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 3 gusht 2025

3 Gusht, 2025 8:04 am
Para
Homazhe- Trupi i pajetë i Bajram Rexhepit mbërrin në Kuvendin e Kosovës

Homazhe- Trupi i pajetë i Bajram Rexhepit mbërrin në Kuvendin e Kosovës

Turizmi/ BB jep 71 milionë USD për 4 qytete në Jug të Shqipërisë

Turizmi/ Kosovarët braktisin Shqipërinë

Video/ Frederik Ndoci bën publike pamjet e ndërhyrjes së policisë në lokalin ku ai po këndonte

Video/ Frederik Ndoci bën publike pamjet e ndërhyrjes së policisë në lokalin ku ai po këndonte
















TE FUNDIT

Arrestohen 2 shtetas për zjarrvënie në Divjakë e Mallakastër

Zjarret, MM: 21 vatra aktive në vend/ Ndërhyrje nga ajri e qindra forca në terren
3 Gusht, 2025

Evidentohen dhe vihen në pranga dy shtetas të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në Divjakë e Mallakastër. Si rezultat i...

Lexo më shumë

SHBA/Hetime për shkelje të ligjit për Jack Smith. Ish-prokurori hetoi Donald Trump

SHBA/Hetime për shkelje të ligjit për Jack Smith. Ish-prokurori hetoi Donald Trump
3 Gusht, 2025

Një agjenci federale ka nisur zyrtarisht hetime për ish-Prokurorin e Posaçëm, Jack Smith, i cili i ka mbikëqyrur dy hetime...

Lexo më shumë

Lezhë, 3 automjete përplasen me njëri-tjetrin/Një nga drejtuesit dërgohet te Trauma

Helmohen disa banorë në Bulqizë
3 Gusht, 2025

Tre automjete u përfshinë në një aksident rrugor rreth orës 04:00 të mëngjesit të së Dielës, në aksin rrugor Lezhë-Fushë...

Lexo më shumë

Qeveria italiane shtyn BE për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Qeveria italiane shtyn BE për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”
3 Gusht, 2025

Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për azilin dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com