Treni serb me mbishkrime nacionaliste që tentoi të futej në Mitrovisë nga e enjtja do të qarkullojë në rrugën e re nga Kraleva në Pozega tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja në Qeverinë e Serbise, Zorana Mihajlovic.
“Për shkak të sigurisë së pasagjerëve dhe punëtorëve të hekurudhës, kam vendosur që ky tren nuk do të qarkullojë në linjën deri në Mitrovicë, e cila u prezantua si propozim dhe me mbështetjen financiare të Zyrës për Kosovë dhe Metohi, por që ky tren me të njëjtin enterier do të futet në komunikacionin e brendshëm dhe qysh nesër do të transportojë pasagjerët nga Kraleva në Pozega”, tha zëvendëskryeministrja për Blic.
“Në kohën kur po e kryejmë reformën e hekurudhës, që është prioritet i Qeverisë dhe i mbështetur nga të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare, ne duhet të sillemi ekonomikisht”, tha ajo, duke theksuar se trenat e rinj që u paguan 100 milionë dollarë nuk duhet të rrijnë dhe krijojnë shpenzime, por duhet të transportojnë pasagjerë dhe të krjojnë fitime.
Ajo vuri në dukje se udhëheqja e Serbisë ka propozuar që ky tren, pikërisht për shkak të asaj që ka ndodhur fundjavën e kaluar, të shkojë në sa më shumë qytete në Serbi.