Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Serbia dhe Kosova nuk duhet të pengohen mes vete

2017/08/22 at 5:13 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Serbia dhe Kosova nuk duhet të pengohen mes vete

David McAllister për kushtet të cilat Serbia duhet t’i plotësojë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Diskutimi për Kosovën një nga parakushtet kryesore për Serbinë.


DW: Ju keni vizituar Serbinë dhjetë ditë më parë, dhe tani ktheheni përsëri. A tregon për diçka specifike ky aktivitet i shpeshtë?

David McAllister: Që nga viti 2014 kam qenë raportues i Parlamentit Evropian për negociatat e vazhdueshme për integrimin e Serbisë. Sipas mendimit tim, aktiviteti i raportuesit përfshinë raportimin e rregullt për ngjarjet aktuale në vend. Por për fat të keq, në muajt e parë të këtij viti, nuk kam pasur kohë, prandaj tani ka qenë dy herë për një kohë të shkurtër në Beograd.

A ka të drejtë Vuçiçi kur thotë se BE është e interesuar kryesisht për marrëdhëniet me Kosovën, më pas për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë, dhe më në fund për sundimin e ligjit, që Ju gjithmonë e theksoni si pikë më të rëndësishme?

Të gjitha kushtet ligjore, politike dhe ekonomike duhet të plotësohen për t’u bërë anëtar në BE. Është e nevojshme të mbyllen të 35 kapitujt që kanë ngelur të hapur – domethënë, në fund të gjitha kushtet për integrim janë njëlloj të rëndësishëm. Korniza e negociatave me Serbinë megjithatë duhet të përqendrohet në veçanti tek kapitujt 23 dhe 24 – për sundimin e ligjit, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën në kapitullin 35. Kapitujt janë hapur më heret, në mënyrë që të ketë më shumë kohë për zbatimin e vendimeve të nevojshme. Këto kapituj do të mbyllen në fund të bisedimeve.

 Çfarë nënkuptohet saktësisht me “përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën”? Flitet shumë për këtë, por është mjaft e diskutuar nëse kjo nënkupton njohjen e Kosovës.

Më i rëndësishmi është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, që do të thotë vazhdimi i dialogut mes të dy palëve. Për fat të keq aktualisht nuk ka përparim në dialog, për shkak të situatës së paqartë politike në Prishtinë. Dialogu siç formulohet nga BE, do të thotë që të dyja palët, Serbia dhe Kosova, të munden të vazhdojnë rrugën evropiane, pa bllokimin nga njëri ose tjetrit në këtë proces.

A do të thotë atëherë se Serbia duhet ta njohë Kosovën? Për shkak se është e vështirë për një vend që nuk është as edhe anëtar i Kombeve të Bashkuara për t’u bërë më pas anëtar i BE-së.

Unë do të citoj raportin sepse çdo fjalë është e rëndësishme në lidhje me këtë. Është e nevojshme për një “marrëveshje të detyrueshme ligjore” që lejon “të dy palët të ushtrojnë plotësisht të drejtat e tyre dhe të përmbushin detyrimet e tyre”.

Çfarë mendoni për të ashtuquajturin “dialogun e brendshëm” për Kosovën, i cili u hapë nga Presidenti Vuçiç? Ai i bëri thirrje aktorëve të tjerë politikë për të biseduar për këtë çështje. A duhet të duket kështu dialogu?

Mendoj se është mirë që Presidenti Vuçiç mori iniciativën për të filluar një dialog në Serbi për marrëdhëniet me Kosovën. Nga veprimtaria trevjeçare e raportuesit, e di që kjo është një temë shumë serioze në Serbi, me qëndrime shumë të ndryshme. Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës duhet patjetër të normalizohen. Ky është një dialog i moderuar nga Bashkimi Evropian. Ka disa përparime në këtë drejtim, por jo aq sa kemi shpresuar. Është e rëndësishme që veçanërisht të zbatohen ato pika pët të cilat ka patur marrëveshje.

David James McCalister (1971) është raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë dhe kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të BE-së. Anëtar i Unionit Kristiandemokrat (CDU). Me origjinë nga Skocia dhe zotëron një pasaportë britanike. Nga viti 2010 deri në vitin 2013 ai ishte kryeministër i landit gjerman Saksonia e Poshtme./DW

 

 

Etiketa: nuk duhen te pengohenserbia dhe kosova


Ju sugjerojmë

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
Kryesore

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

12 Tetor, 2025 12:41 am
Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
Kryesore

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

12 Tetor, 2025 12:24 am
Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
Sport

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

12 Tetor, 2025 12:18 am
Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime
Kryesore

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime

12 Tetor, 2025 12:06 am
Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin
Kryesore

Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin

11 Tetor, 2025 10:46 pm
Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet
Aktualitet

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11 Tetor, 2025 10:11 pm
Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj
Sport

Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj

11 Tetor, 2025 9:38 pm
Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje
Aktualitet

Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje

11 Tetor, 2025 8:41 pm
Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana
Sport

Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana

11 Tetor, 2025 7:51 pm
Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë
Kryesore

Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë

11 Tetor, 2025 7:02 pm
Para
‘Rama do bëjë spastrime, Basha s’ka asnjë shans, ndërsa Kryemadhi…’, ja analiza e Fatos Lubonjës

Rikthimi i vizave, Fatos Lubonja: Sistemi në vend ka degraduar, Shqipëria prodhuese dhe eksportuese e krimit

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi përcillet për në banesën e fundit

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi përcillet për në banesën e fundit

Pastrimi i politikës nga krimi, një vendim për nesër

Ndarja sipas besimit fetar, ja sa deputetë myslimanë, katolikë dhe ortodoksë ka Parlamenti i ri
















TE FUNDIT

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
12 Tetor, 2025

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur tejet i entuziazmuar pas fitores ndaj Serbisë, në ndeshjen që luhej në stadiumin...

Lexo më shumë

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
12 Tetor, 2025

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shfaq i emocionuar pas triumfit të madh në transfertë ndaj Serbisë. Duka tha se...

Lexo më shumë

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
12 Tetor, 2025

Silvinjo ka larguar një tjetër trajner. Dragan Stojkovic ka dhënë dorëheqjen, menjëherë pas humbjes me Shqipërinë. Tekniku serb, deklaroi në...

Lexo më shumë

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime
12 Tetor, 2025

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj, që shënoi golin e fitores ndaj Serbisë, në fitoren 1:0, në intervistën për Klan Kuq e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com