Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Serbia aktivizon radarë në tokën e Kosovës, vëzhgon edhe Shqipërinë

2015/12/12 at 4:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Serbia aktivizon radarë në tokën e Kosovës, vëzhgon edhe Shqipërinë

Serbia ka riaktivizuar qendrën e radarëve ajror në vendin e quajtur Maja e Panqiqit, që ndodhet  në komunën e Leposaviqit në veri të Kosovës, nga ku kontrollon gjithë hapësirën ajrore të Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

Qendra e radarëve serbë shtrihet në fund të territorit të Kosovës në pjesën veriore në një lartësi prej 2 mijë e 17 metra mbi nivelin e detit.

Eksperti i sigurisë Florian Qehaja ka thënë për “Top Channel” se riaktivizimi nga ana e Serbisë i radarëve që ndodhen në territorin e Kosovës, përbënë shkelje të sovranitetit, për të cilën gjë ai  fajëson forcat e NATO-s në Kosovë, që janë përgjegjës për vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo përbënë shkelje të sovranitetit tonë. Konsideroj që Serbia është duke e shfrytëzuar vakumin që ekziston në drejtim të mos bashkëpunimit me Kosovën dhe është duke i shfrytëzuar të gjitha resurset që i ka në drejtim të vëzhgimeve dhe në drejtim të interceptimeve për qytetarët e Kosovës. KFOR-i qartazi së voni, nga një pozicion neutral po shihet që ka lëvizur më shumë në një pozicion të përmirësimit sa më të madh të marrëdhënieve me Serbinë dhe ky është një vendim politik”, thotë Florian Qehaja, ekspert i Sigurisë.

Qehaja ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të bëjë trysni mbi bashkësinë ndërkombëtare që çështjen e demarkimit të kufirit me Kosovën, Serbia ta ketë si kusht në kuadër të kapitullit 35 për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Edhe hartat zyrtare dhe dokumentet kadastrale të Kosovës konfirmojnë se qendra e navigacionit dhe radarëve ndodhet brenda territorit të Kosovës.
Profesori i gjeografisë, Florim Isufi ka shpjeguar për “Top Channel” se si në bazën e të dhënave të gjeoportalit të Kosovës, që është hartë zyrtare digjitale e shtetit, radarët tek Maja e Panqiqit shihen që janë brenda territorit kosovar, por ai tregon edhe se si Serbia ka ndërhyrë në gjeoportalin e sajë dhe e ka devijuar kufirin pikërisht në atë pjesë ku ndodhet navigacioni.

“Vija e zezë është vijë zyrtare nga Kadastri i Kosovës dhe është e publikuar në gjeoportalin e Kosovës. Ndërsa, nëse bazohemi në gjeoportalin zyrtar të Serbisë, shihet se kjo vijë devijon jashtëzakonisht shumë brenda territorit të Kosovës. Tash këtu kemi një mospërputhje të kufirit, në mes kufirit sipas gjeoportalit zyrtar të Serbisë dhe kufirit sipas gjeoportalit zyrtar të Kosovës”, thotë Florim Isufi, profesor i gjeografisë.

Radarët e riaktivizuar nga shteti serb, ishin objektivi i parë sulmeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë më 1999, pasi NATO që para 17 viteve e konsideronte këtë radar si “veshë e sy” për Beogradin dhe sistemin e sigurisë së Serbisë.

Sipas profesorit të gjeografisë Florim Isufi dhe ekspertit të sigurisë, Florian Qehaja, çështja e radarëve në Leposaviq do të paraqes problem ndërshtetërorë mes Kosovës dhe Serbisë, kur të bëhet demarkacioni mes dy vendeve. /gazetaekspres/

Ju sugjerojmë

Ministri Hoxha dhe Vengu zbresin në landfillin e Elbasanit: Situata e normalizuar
Aktualitet

Ministri Hoxha dhe Vengu zbresin në landfillin e Elbasanit: Situata e normalizuar

8 Korrik, 2025 1:49 pm
(VIDEO)Dogji me lëndë djegëse makinën e fqinjit/ Pranga 60 vjeçarit në Tiranë
Aktualitet

(VIDEO)Dogji me lëndë djegëse makinën e fqinjit/ Pranga 60 vjeçarit në Tiranë

8 Korrik, 2025 1:42 pm
U lirua me kusht, Berisha: Salianji do të vijojë të ketë rol aktiv në PD!
Aktualitet

U lirua me kusht, Berisha: Salianji do të vijojë të ketë rol aktiv në PD!

8 Korrik, 2025 1:25 pm
Denoncimi i Berishës: Metës po i bëhet terror psikologjik në burg. S’i kanë lejuar..
Aktualitet

Denoncimi i Berishës: Metës po i bëhet terror psikologjik në burg. S’i kanë lejuar..

8 Korrik, 2025 1:16 pm
Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë
Aktualitet

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë

8 Korrik, 2025 1:08 pm
Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji
Aktualitet

Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji

8 Korrik, 2025 12:50 pm
Lirohet me kusht Salianji/Avokati: Element minimal drejtësie, ishte dënim politik!
Aktualitet

Lirohet me kusht Salianji/Avokati: Element minimal drejtësie, ishte dënim politik!

8 Korrik, 2025 12:44 pm
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

Situata e zjarreve/Ministria e Mbrojtjes: 25 vatra në 24 orë, 4 janë ende aktive

8 Korrik, 2025 12:31 pm
Deklarata e parë pas lirimit, Salianji: Në orën 17:00 në konferencë në selinë e PD
Aktualitet

Deklarata e parë pas lirimit, Salianji: Në orën 17:00 në konferencë në selinë e PD

8 Korrik, 2025 12:18 pm
FOTO/Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit
Aktualitet

Gjykata e Fierit merr vendimin, lirohet nga qelia Ervin Salianji

8 Korrik, 2025 12:13 pm
Para
Bastet/ Ja sa para fusni në xhep nëse Shqipëria fiton Europianin

Bastet/ Ja sa para fusni në xhep nëse Shqipëria fiton Europianin

Ndotja nga nafta, nis pastrimi i bregdetit në Durrës

Nafta, anijet që dyshohen për ndotjen e Durrësit

Kosovë/ Maskohen si mjekë, vodhën aparaturat e spitalit

Kosovë/ Maskohen si mjekë, vodhën aparaturat e spitalit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ministri Hoxha dhe Vengu zbresin në landfillin e Elbasanit: Situata e normalizuar

Ministri Hoxha dhe Vengu zbresin në landfillin e Elbasanit: Situata e normalizuar
8 Korrik, 2025

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe ai i Mbrojtjes, Pirro Vengu, shoqëruar nga kryebashkiaku Gledian Llatja dhe prefekti Ilir Bejtja...

Lexo më shumë

(VIDEO)Dogji me lëndë djegëse makinën e fqinjit/ Pranga 60 vjeçarit në Tiranë

(VIDEO)Dogji me lëndë djegëse makinën e fqinjit/ Pranga 60 vjeçarit në Tiranë
8 Korrik, 2025

Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti, ndërkohë që është identifikuar dhe vënë në pranga nga policia një 60-vjeçar në...

Lexo më shumë

U lirua me kusht, Berisha: Salianji do të vijojë të ketë rol aktiv në PD!

U lirua me kusht, Berisha: Salianji do të vijojë të ketë rol aktiv në PD!
8 Korrik, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar rolin që pritet të ketë në PD ish-deputeti Ervin Salianji, i cili...

Lexo më shumë

Denoncimi i Berishës: Metës po i bëhet terror psikologjik në burg. S’i kanë lejuar..

Denoncimi i Berishës: Metës po i bëhet terror psikologjik në burg. S’i kanë lejuar..
8 Korrik, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë për mediat deklaroi se Ilir Metës po i bëhet terror psikologjik në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com