Pak minuta pasi ka përfunduar protesta e qetë në anën jugore të qytetit ku kërkohej heqja e barrikadës mbi Ibër, në pjesën veriore, matanë urës, një grup i serbëve janë parë teksa kanë shtënë me armë në sy të Policisë së Kosovës.
Siç raporton gazetari i KTV-së nga terreni, dy policët e patrullës me gjasë ishin serbë meqenëse flisnin vetëm serbisht.
Nuk dihet se çfarë kanë festuar ata, mirëpo, siç shihet në videon e nisur nga një kalimtar rasti, të cilit edhe i dridhet dora kur dëgjon të shtënat, ata kanë dalë me vetura e flamuj.