Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Serbët e Kosovës me pasaporta të ‘klasit të dytë’

2024/01/03 at 5:43 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Serbët e Kosovës me pasaporta të ‘klasit të dytë’

“I gjithë Ballkani Perëndimor tani është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave”, shkroi të hënën në rrjetin X Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borell.


Me një janar hyri në fuqi liberalizimi i vizave për Kosovën, shtatë vjet pasi Komisioni Evropian e propozoi atë. Mirëpo, Ljubica S. nga Mitrovica e Veriut nuk mendon si Borrelli. Edhe pse ka lindur dhe jeton në Kosovë dhe ka pasaportë, ajo do të duhet të aplikojë për vizë, të paktën për një kohë të pacaktuar.

Ljubica është një nga disa mijëra qytetarët serbë në Ballkan, që kanë mbetur pa liberalizim të vizave, sepse ata kanë vetëm pasaportë të lëshuar nga autoritetet serbe në veri të Kosovës. Këto pasaporta janë lëshuar nga i ashtuquajturi Departamenti i Koordinimit (DK), që nuk i përket asnjë departamenti të rregullt policor në Serbi, por është një organ i centralizuar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

“Pa llogaritur qytetarët e Rusisë dhe Bjellorusisë, qytetarët e Serbisë që kanë pasaporta të lëshuara nga DK janë të vetmit banorë të Evropës që nuk lejohen të udhëtojnë lirisht në vendet e Shengenit,” thotë Dragisha Mijaçiq, koordinator i Grupit të Punës për Kapitullin 35 në negociatat pë anëtarësim në BE.

“Pasaportat e Administratës Koordinuese u lëshohen shtetasve të Serbisë që banojnë në Kosovë. Ata nuk duhet domosdoshmërisht të jetojnë në Kosovë apo të jenë shtetas të Kosovës. Shumë prej tyre janë larguar nga Kosova shumë kohë më parë, por adresa e tyre e vetme e vendbanimit ka mbetur në Kosovë”, shpjegon Mijaçiq.

Pasaportat e rendit të dytë

DK është themeluar në gusht të vitit 2009 me dekret të Qeverisë së Serbisë, si pjesë e dialogut BE-Serbi për liberalizimin e vizave, i cili ka hyrë në fuqi në dhjetor të këtij viti.

Kushti i Komisionit Evropian për rekomandimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Serbisë ishte që administratat policore të zhvendosura nga Kosova – për Mitrovicën e Kosovës, Prishtinën, Prizrenin e kështu me radhë – të mos lëshojnë më pasaporta për qytetarët e Serbisë që banojnë në Kosovë. Por që ky autoritet të transferohet në një organ të centralizuar.

Në të njëjtën kohë, Serbisë iu kërkua që të forcojë procedurat e sigurisë për lëshimin e pasaportave që janë të përjashtuara nga regjimi pa viza. Në atë kohë, Komisioni Evropian i frikësohej “emigrimit ilegal” nga Kosova.

Kjo është arsyeja përse shumë serbë të Kosovës – por edhe disa shqiptarë, romë, goranë dhe të tjerë nga Kosova që janë shtetas të Serbisë – janë përpjekur të transferojnë vendbanimin e tyre, të paktën në mënyrë fiktive, në një nga qytetet e Serbisë dhe të marrin pasaporta të rregullta serbe”.

Nuk mund të marrin të gjithë serbët pasaporta të Serbisë

Të tjerët kanë marrë pasaportat e Kosovës. Por kjy nuk është një opsion për Ljubicën, E cila po përpiqet prej vitesh pa sukses të regjistrohet në regjistrin e qytetarëve të Kosovës.

Nga viti 2000 kemi një vendim të Qendrës Serbe për Punë Sociale, të cilën ministria kompetente e Kosovës nuk e njeh, ndërsa gjykata refuzon ta vërtetojë regjistrimin e Ljubicës nga frika se do t’i njohë autoritetet e Republikës së Serbisë në Kosovë. Ne nuk kemi një listë të lindjeve nga spitali”, thotë babai i Ljubicës, Petar S.

Pa regjistrim, Ljubica nuk mund të marrë letërnjoftim të Kosovës. Ajo nuk është e vetmja. Për shkak të mosnjohjes së ekstrakteve serbe nga regjistrat e vdekjeve, lindjeve dhe martesave, si dhe vendimeve gjyqësore për shkurorëzim dhe vendime të institucioneve të tjera serbe, një numër i konsiderueshëm i serbëve, romëve dhe të tjerëve ende nuk mund të marrin dokumentet e Kosovës.

Numri i saktë i këtyre personave nuk dihet, por dihet se pa pasaporta të Kosovës apo pa pasaporta të rregullta të Serbisë ata nuk mund të udhëtojnë pa viza. Kështu, ata mbeten i vetmi grup në Ballkanin Perëndimor që nuk mund të shijojë liberalizimin e vizave.

Sa pasaporta të tilla ka saktësisht?

Në vitin 2016 janë lëshuar pak më shumë se 97.000 pasaporta nga DK dhe MPB-ja e Serbisë. Të dhëna më të reja nuk ka. Deri më sot, ky numër ndoshta është përgjysmuar, sepse shumica prej tyre kanë arritur të marrin një pasaportë “të vërtetë” serbe, e një numër i vogël i tyre edhe të Kosovës.

Përvoja e Milica Radovanoviqit nga Mitrovica Veriore flet se sa e rrallë është sot pasaporta e DK. Në një vit e gjysmë të fundit ajo ka udhëtuar në Poloni, Holandë, Gjermani, Belgjikë dhe Greqi me pasaportën e saj të lëshuar nga DK. Në aeroportin e Vjenës, asaj iu desh të shpjegonte se përse ka një vizë greke njëvjeçare kur nuk jeton dhe nuk punon në Greqi.

”U kam shpjeguar oficerëve të kontrollit të pasaportave se kam një pasaportë “speciale” serbe dhe se më duhet vizë për të hyrë në BE. Pa e mbaruar akoma fjalinë, nëpunësja u përgjigj me buzëqeshje: ‘Oh, e di, po më kujtohet, është kaq e rrallë’. Ma ktheu pasaportën dhe më uroi një udhëtim të mbarë.

Komisioni Evropian e njohu këtë problem dhe propozoi liberalizimin e vizave për pasaportat e lëshuara nga DK, me argumentin se nuk ka më rrezik për migrim ilegal dhe se masa është në përputhje me politikën e BE-së për përshpejtimin e procesit të afrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Megjithëse Komisioni ia paraqiti propozimin anëtarëve të BE-së dhe Parlamentit Evropian në nëntor, ai nuk u diskutua në samitin e BE-së në dhjetor. “Mundësia e radhës është në mars, kur pritet të miratohet ndryshimi i rregullores dhe të përfundojë diskriminimi ndaj këtyre qytetarëve të Serbisë”, thotë Dragisha Mijaçiq.

Prishtina kundër

Pritshmëri të ngjashme ka edhe Petar. “Shpresoj dhe besoj se vendimi do të merret në gjysmën e parë të këtij viti. Unë supozoj se vendimi nuk është marrë vetëm për të inkurajuar serbët që të marrin pasaportat e Kosovës në numër sa më të madh. Ata nuk e kuptojnë se për disa prej serbëve kjo është e pamundur”, thotë ai.

Në pritje të liberalizimit, Ministria e Brendshme e Kosovës së fundi ka lëshuar mbi 287 mijë pasaporta. Në komunat në veri, të banuara kryesisht me serbë, nga gushti deri në tetor të vitit 2023, janë lëshuar 531 pasaporta – pra mbi 300 pasaporta të Kosovës më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo në mediat e Prishtinës u interpretua si një marrje “masive” e pasaportave nga serbët e Kosovës dhe një tregues i një shkalle më të madhe të integrimit.

Të njëjtin argument e përdor edhe qeveria e Kosovës, si dhe njëzet organizata joqeveritare nga Kosova, të cilat publikisht kërkuan nga Komisioni Evropian që të mos lejojë liberalizimin e vizave për pasaportat e lëshuara nga DK, sepse një masë e tillë do të pengonte integrimin e mëtejshëm të serbëve të Kosovës.

Ky vlerësim u kundërshtua nga organizatat joqeveritare që punojnë në komunitetet serbe në Kosovë. Ato nënvizuan se problemet reale për integrim qëndrojnë në pengesat me të cilat ballafaqohet Ljubica S. Ajo me siguri preferon të presë liberalizimin e vizave të pasaportës së DK, sesa të marrë pasaportën e Kosovës./DW



Ju sugjerojmë

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
Aktualitet

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

8 Qershor, 2025 11:57 am
“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
Aktualitet

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

8 Qershor, 2025 11:49 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Aktualitet

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

8 Qershor, 2025 11:37 am
Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë
Bota

Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë

8 Qershor, 2025 11:24 am
Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Para
Rusia bombardon aksidentalisht një fshat të vetin

Rusia bombardon aksidentalisht një fshat të vetin

Berisha u flet demokratëve nga dritarja e banesës: Do vazhdojmë të pamposhtur!

Berisha u flet demokratëve nga dritarja e banesës: Do vazhdojmë të pamposhtur!

Berisha nga dritarja e banesës: S’kam folur prej gjendjes gripale

Berisha nga dritarja e banesës: S’kam folur prej gjendjes gripale
















TE FUNDIT

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
8 Qershor, 2025

Policia e Himarës dhe Policia Kufitare Dhërmi i vijnë në ndihmë një shtetasi amerikan të bllokuar në zonën e plazhit...

Lexo më shumë

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
8 Qershor, 2025

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Administrata Amerikane e Ushqimit e Barnave (FDA) po hetojnë një infeksion...

Lexo më shumë

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
8 Qershor, 2025

Anija Madleen, e nisur nga Koalicioni i Flotilës së Lirisë (FFC), është nisur drejt Gazës, duke transportuar ndihma humanitare, pasi...

Lexo më shumë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
8 Qershor, 2025

Pas zjarrit të rënë në fushën e mbetjeve urbane, policia ka nisur procedimin penal ndaj 5 punonjësve të Bashkisë Vlorë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com