Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sera me kanabis në Berat, SPAK: Arrestohen 6 persona të përfshirë, 3 të tjerë në kërkim 

2024/04/25 at 3:49 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Sera me kanabis në Berat, SPAK: Arrestohen 6 persona të përfshirë, 3 të tjerë në kërkim 

SPAK ka dhënë detaje në lidhje me aksionin anti-drogë të zhvilluar ditën e sotme, ku bën me dije se janë ekzekutuar 6 masa të “arrestit me burg”, ndërsa 3 persona janë shpallur në kërkim. 


Sipas Prokurorisë së Posaçme, këta persona dy vite më parë, morën me qira disa parcela toke në fshatin Rërëz të Beratit, ku ngritën katër sera me kanabis. Më pas  instaluan edhe linjë furnizimi me ujë dhe një linjë me instalim të pajisjeve elektrike, për kultivim kanabisi. Nga hetimet ka rezultuar se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin rekrutuan në punë gra të zonës, që i paguanin për punën që kryenin, duke iu mbuluar edhe shpenzimet e transportit në vendin ku gjendeshin serat me kanabis. Në sera kishin krijuar edhe fjetore me 81 dyshekë me ajër. 

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të ndjekjes penale të procedimin penal Nr.5, viti 2023, paraqiti para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj 9 (nëntë) personave. 

Me vendimin Nr.41, datë 22.04.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj 9 (nëntë) personave nën hetim. 

Në datën 24.04.2024, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në bashkëveprim me oficerë të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ekzekutuan masat e sigurimit personal “arrest në burg” ndaj 6 (gjashtë) personave nën hetim, konkretisht: 

–          S.H. banues në Koplik, Malësi e Madhe; 

–          A.V. banues në Drenovicë, Berat; 

–          M.M. banues në Gruemirë, Malësi e Madhe; 

–          L.B. banues në Demiraj, Malësi e Madhe; 

–          S.S. banues në Demiraj, Malësi e Madhe; 

–          A.Ç. banues në Vodëz, Kuçovë, Berat, 

Ndërkohë është bërë shpallja në kërkim për 3 (tre) persona të tjerë, ku gjatë kontrolleve nuk është bërë e mundur gjetja e tyre dhe ekzekutimi i vendimit të gjykatës për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”. 

Krahas kësaj, sot më datë 25.04.2024, në zbatim të vendimit Nr.246, datë 23.04.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u kryen kontrolle në 9 (nëntë) banesa të personave nën hetim, për të cilët është proceduar më herët, konkretisht: 

–          B.XH. banues në Nikël, Krujë;   

–          E.Xh. banues në Nikël, Krujë; 

–          S.B. banues në Shëngjin, Lezhë; 

–          J.U. banues në Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe; 

–          M.D. banues në Nikël, Krujë; 

–          H.D. banues në Drenovicë, Berat; 

–          S.L. banues në Dobraç, Shkodër dhe ndaj dy personave të tjerë: 

–          S.Ç. banues në Lapardha, Berat; 

–          E.T. banues në Vodëz (Kuçovë) Berat. 

Gjatë këtyre kontrolleve, në banesën e njërit prej të hetuarve më parë, u gjetën dhe u sekuestruan 30 kubikë me fidanë kanabisi dhe fara kanabisi të kultivuara në ambient të mbyllur brenda njësisë së banimit, në katin e tretë, ku kishte instalime elektrike dhe pajisje elektrike (llampa) dhe mushama reflektuese. Në përfundim të kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e sendeve prova materiale: 33 aparate celularë të llojeve e modeleve të ndryshme, 1 DVR, 1 laptop, 1 kartë memorie dhe 5 automjete. 

Të arrestuarit e lartpërmendur dyshohen për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, për ngjarje të verifikuar më datë 10.11.2022, në fshatin Rërëz (Berat), ku në një territor të hapur, u gjetën të ngritura 4 (katër) sera të mbyllura me plastmas, në sipërfaqen e të cilave u evidentua e instaluar linjë elektrike dhe linjë e furnizimit me ujë, përmes një pompe thithëse që furnizohej nga një kanal vaditës përballë serave, tek të cilat u gjetën 769 arka plastike, 11 thasë plastmasi të zinj, të mbushur me material bimor lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 871.4  (tetëqind e shtatëdhjetë e një) kg, kërcej bimësh e pleh kimik, peshore elektronike, gërshërë metalike, dyshekë e jorganë, armë zjarri, aparate celularë, që i’u sekuestruan, ku u arrestuan dhe po hetohen edhe aktualisht me masa të ndryshme sigurie 11 (njëmbëdhjetë) persona. 

Gjithashu këtu u identifikuan si punëtorë në sera edhe 95 (nëntëdhjetë e pesë) persona të gjinisë femërore. 

Ndaj të arrestuarve të djeshëm (disa nga Malësia e Madhe dhe të tjerë nga Kuçova e Berati) ka dyshime të bazuara në prova se në bashkëveprim në grup të strukturuar kriminal, në muajt maj/qershor 2022, ndërmorën një veprimtari të mirëmenduar më parë, për marrjen me qera të disa parcelave toke në Rërëz, Berat, ku pasi ngritën 4 sera për kultivimin e bimëve narkotike, instaluan një linjë furnizimi me ujë dhe një linjë me instalim të pajisjeve elektrike, dhe me të gjitha pajisjet e duhura, për kultivimin e bimës cannabis sativa, e ndërsa në periudhën shtator-tetor-nëntor, organizuan punën për procesin e tharjes, pastrimit e paketimit të sasive të lëndës narkotike, me qëllim shitjen e mëtejshme të tyre. 

Për realizimin e këtij aktiviteti të paligjshëm ata rekrutuan si krah pune, persona të gjinisë femërore nga qyteti e rrethinat, të cilat edhe i paguanin për punën që kryenin, duke u mbuluar të gjitha shpenzimet e transportit, e të tjera nevoja. Në sera kishin krjuar edhe fjetore në 81 dyshekë me ajër. Për mbrojtjen e aktivitetit të paligjshëm kishin siguruar dhe armë zjarri, disa prej të cilave u sekuestruan. 

Më konkretisht, i arrestuari S.H., shfaqet si organizator e drejtues i aktivitetit të kultivimit të bimëve narkotike në sera, i cili kujdesej për mirëfunksionimin e sistemit ujitës e vaditës në sera dhe për shpenzimet për mjete pune, ushqime, medikamente për bimët, si dhe për pagesat e punëtorëve në sera, ku siguronte dhe armë zjarri për sigurinë e serave dhe të lëndës narkotike cannabis sativa. I arrestuari A.V., ka vënë parcelat dhe tokat në dispozicion të kultivuesve e prodhuesve të lëndëve narkotike, i cili gjithashtu ishte i përfshirë aktivisht në veprimtarinë prodhuese të narkotikëve. I arrestuari M.M., bashkëvepronte për sigurimin e lëvizjes së personave (kryesisht të gjinisë femërore), të cilat kanë punuar në sera për të pastruar bimët narkotike cannabis sativa dhe ishte aktiv në instalimin e pajisjeve në sera. Edhe i arrestuari L.B., shfaqej aktiv në transportimin e fuqisë punëtore nga qytete e rrethina në Drenovicë, Berat. Të njëjtat aktivitete kryenin edhe të arrestuarit S.S. e A.Ç., të cilët siguronin mjetet e pajisjet e nevojshme (gërshërë, thasë, qese etj.), për mbarëvajtjen e aktivitetit, si dhe ushqime për fuqinë punëtore. 

Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, por vazhdon të hetohet për fakte të tjera penale, apo për persona të tjerë që mund të përfshihen në objektin e hetimeve të këtij procedimi penal”, njofton SPAK. 



Ju sugjerojmë

Listat e hapura, Xhaçka para Gjylametit në Tiranë
Aktualitet

Listat e hapura, Xhaçka para Gjylametit në Tiranë

19 Maj, 2025 9:19 am
“Partizani”/ Sot GJKKO vendos nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim
Aktualitet

“Partizani”/ Sot GJKKO vendos nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim

19 Maj, 2025 9:08 am
Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?
Bota

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

19 Maj, 2025 8:59 am
Raporti i Eurostat:Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri
Aktualitet

Raporti i Eurostat:Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

19 Maj, 2025 8:50 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Begaj uron presidentin e ri të Rumanisë: Pres me kënaqësi të punojmë së bashku

19 Maj, 2025 8:40 am
Ish-Presidenti Biden u diagnostikua me kancer/Trump: I urojmë shërim të shpejtë
Bota

Ish-Presidenti Biden u diagnostikua me kancer/Trump: I urojmë shërim të shpejtë

19 Maj, 2025 8:33 am
Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani
Bota

Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

19 Maj, 2025 8:22 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 19 maj 2025

19 Maj, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 19 maj 2025

19 Maj, 2025 8:16 am
Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
Bota

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

18 Maj, 2025 10:32 pm
Para
VIDEO/ Tenisti kërkon kafe në mes të ndeshjes, zgjidhja që gjen kur nuk ia lejon gjyqtarja

VIDEO/ Tenisti kërkon kafe në mes të ndeshjes, zgjidhja që gjen kur nuk ia lejon gjyqtarja

Video/Tensionohet protesta, hidhet molotov para Bashkisë së Tiranës 

Nesër protesta e opozitës para Bashkisë, ja rrugët që do të bllokohen! Policia thirrje tubuesve: Distancohuni nga çdo akt dhune 

Biletë për të hyrë në Venecia? Ja çfarë duhet të dini

Biletë për të hyrë në Venecia? Ja çfarë duhet të dini
















TE FUNDIT

Listat e hapura, Xhaçka para Gjylametit në Tiranë

Listat e hapura, Xhaçka para Gjylametit në Tiranë
19 Maj, 2025

Numërimi i votave të diasporës për partitë ka përfunduar, kurse për subjektet politike vijon ende. Gara e fortë vijon mes...

Lexo më shumë

“Partizani”/ Sot GJKKO vendos nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim

“Partizani”/ Sot GJKKO vendos nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim
19 Maj, 2025

Do të mbahet sot në orën 11:30 seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”. Gjyqtarja Floreja Davidhi pritet...

Lexo më shumë

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?
19 Maj, 2025

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje për shpenzime të mbrojtjes prej pesë për qind të PBB. Edhe vendet e...

Lexo më shumë

Raporti i Eurostat:Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

Raporti i Eurostat:Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri
19 Maj, 2025

Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com