Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Separatistët në Ukrainën lindore: Do të evakuojmë banorët e rajoneve pro-ruse

2022/02/18 at 6:11 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Separatistët në Ukrainën lindore: Do të evakuojmë banorët e rajoneve pro-ruse

Separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore thanë të premten, se po planifikojnë të evakuojnë banorët e rajonit të tyre, një zhvillim shqetësues që Perëndimi beson se Moska do ta përdorë si pretekst për të sulmuar Ukrainën.

Denis Pushilin, kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut tha se Rusia kishte rënë dakord të strehonte të evakuuarit dhe se fillimisht do të largoheshin gratë, fëmijët dhe të moshuarit. Rajoni tjetër separatist i Luhanskit, bëri një njoftim të ngjashëm.

Miliona civilë besohet se jetojnë në dy rajonet e kontrolluara nga rebelët pro-rusë në Ukrainën lindore. Shumë prej tyre kanë marrë nënshtetësinë ruse.

Bombardimet me artileri të së premtes në zonën e përfshirë nga konflikti në Ukrainën lindore ishin më intensivet prej vitesh. Kievi dhe separatistët po fajësojnë njëri-tjetrin për goditjet.

Vendet perëndimore kanë thënë se ata mendojnë se goditjet me granata, që filluan të enjten dhe u intensifikuan të premten, janë pjesë e një preteksti për të sulmuar.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se zhvillimet në zonën kufitare gjatë dy ditëve të fundit janë pjesë e një skenari rus për të sajuar provokime të rreme.

Një burim diplomatik që ka përvojë të drejtpërdrejtë lidhur me konfliktin në rajon i përshkroi bombardimet në Ukrainën lindore si më intensivet që kur përfunduan luftimet masive atje përfunduan me një armëpushim në vitin 2015.

Afro 600 shpërthime u regjistruan të premten në mëngjes, 100 më shumë se të enjten.

I pyetur në lidhje me thirrjet për evakuim, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se nuk kishte informacion për situatën dhe nuk e dinte nëse ato po koordinoheshin me Rusinë, njofton agjencia ruse Interfax./ VOA

Ju sugjerojmë

Raporti: Operacionet sabotuese të Rusisë në Evropë janë 4-fishuar që nga viti 2023
Bota

Raporti: Operacionet sabotuese të Rusisë në Evropë janë 4-fishuar që nga viti 2023

20 Gusht, 2025 4:27 pm
111 mijë hyrje – dalje nga Durrësi vetëm në korrik
Aktualitet

111 mijë hyrje – dalje nga Durrësi vetëm në korrik

20 Gusht, 2025 4:19 pm
Pas kërkimit për raporte më të mira me Putinin, Trump telefonon edhe Lukashenkon
Bota

Pas kërkimit për raporte më të mira me Putinin, Trump telefonon edhe Lukashenkon

20 Gusht, 2025 4:01 pm
Aksidenti me 30 të plagosur në Gjermani/MEPJ:S’ka shtetas shqiptarë mes të lënduarve
Aktualitet

Aksidenti me 30 të plagosur në Gjermani/MEPJ:S’ka shtetas shqiptarë mes të lënduarve

20 Gusht, 2025 3:47 pm
“Ecim”, Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Durrës
Aktualitet

“Ecim”, Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Durrës

20 Gusht, 2025 3:25 pm
Shqipëria pas “luftës me flakët”, bilanci i dëmeve merret përsipër nga qeveria
Aktualitet

Shqipëria pas “luftës me flakët”, bilanci i dëmeve merret përsipër nga qeveria

20 Gusht, 2025 3:05 pm
UKT njofton qytetarët: Reduktim i përkohshëm i ujit të pijshëm në dy zona në Tiranë
Aktualitet

UKT njofton qytetarët: Reduktim i përkohshëm i ujit të pijshëm në dy zona në Tiranë

20 Gusht, 2025 2:47 pm
Bassuener: Dodik është i dobësuar, por jo jashtë lojës
Bota

Bassuener: Dodik është i dobësuar, por jo jashtë lojës

20 Gusht, 2025 2:37 pm
Klubi iranian nuk pret janarin, transferon Jasir Asanin
Sport

Klubi iranian nuk pret janarin, transferon Jasir Asanin

20 Gusht, 2025 2:16 pm
Izraeli miraton projektin për vendbanimin që mund të ndajë në dysh Bregun Perëndimor
Bota

Izraeli miraton projektin për vendbanimin që mund të ndajë në dysh Bregun Perëndimor

20 Gusht, 2025 1:58 pm
Para
VIDEO/ Stuhi në Britani, era rrëzon këmbësorët në rrugë

VIDEO/ Stuhi në Britani, era rrëzon këmbësorët në rrugë

Ukrainë/ Shpërthen autobomba pranë ndërtesës qeveritare në Donetsk

Ukrainë/ Shpërthen autobomba pranë ndërtesës qeveritare në Donetsk

Meta: Në 30 vitet e ardhshme do jem i përqendruar në kauzën e sovranitetit

Meta: Në 30 vitet e ardhshme do jem i përqendruar në kauzën e sovranitetit

TE FUNDIT

Raporti: Operacionet sabotuese të Rusisë në Evropë janë 4-fishuar që nga viti 2023

Raporti: Operacionet sabotuese të Rusisë në Evropë janë 4-fishuar që nga viti 2023
20 Gusht, 2025

Rusia i ka rritur ndjeshëm operacionet sabotuese në të gjithë Evropën, sipas një raporti të ri. Numri i sulmeve ndaj...

Lexo më shumë

111 mijë hyrje – dalje nga Durrësi vetëm në korrik

111 mijë hyrje – dalje nga Durrësi vetëm në korrik
20 Gusht, 2025

Nëpërmjet portës kryesore detare të vendit, Portit të Durrësit, kanë hyrë dhe dalë 111 mijë e 49 pasagjerë vetëm gjatë...

Lexo më shumë

Pas kërkimit për raporte më të mira me Putinin, Trump telefonon edhe Lukashenkon

Pas kërkimit për raporte më të mira me Putinin, Trump telefonon edhe Lukashenkon
20 Gusht, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i telefonoi liderit bjellorus, Aleksandr Lukashenko, vetëm disa orë para takimit me Vladimir...

Lexo më shumë

Aksidenti me 30 të plagosur në Gjermani/MEPJ:S’ka shtetas shqiptarë mes të lënduarve

Aksidenti me 30 të plagosur në Gjermani/MEPJ:S’ka shtetas shqiptarë mes të lënduarve
20 Gusht, 2025

Të tjera informacione mësohen lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Irschenberg të Gjermanisë, ku një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com