Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi.
Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është ndërprerë për pak sekonda pasi në fushë u hodh një gotë kartoni, që dyshohet se kishe ujë ose birrë.
Gota ka kapur në kokë lojtarin serb Erakovic, por pa i shkaktuar probleme.
Ky ishte rasti i tretë i hedhjes së sendeve drejt futbollistëve të skuadrës serbe dhe për këtë arsye është bërë thirrje disa herë për tifozët që të mos kryejnë të njëjtat veprime, pasi arbritri mund të ndërpresë lojën e të tërheqë skuadrat në dhomën e zhveshjes.