Senatori republikan amerikan John McCain nisi sot një vizitë në Tiranë, si pjesë e turit në Ballkan. Ai u prit në Rinas nga ministrja e Mbrojtjes Kodheli dhe pas takimit me të shkoi në kryesinë e Kuvendit ku u prit nga Meta. Gjithashtu ai do të takohet me Nishanin, Ramën dhe Bashën.
“Gjatë bashkëbisedimit të tyre, ministrja e Mbrojtjes risolli në vëmendje edhe njëherë misionet ku Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë përfshirë duke nisur nga misioni në detin Egje, deri tek misionet në Afganistan dhe vijoi më tej me stërvitjet e përbashkëta me aleatët. Gjithashtu ministrja Kodheli u ndal edhe te kontributi i vendit tonë si pjesë e koalicionit global kundër ISIS”, bëri e ditur zyra e shtypit që zbardhi një pjesë të bisedës së McCain me Kodhelit ku i pranishëm ka qenë dhe ambasadori Donald Lu.
*Në videon më poshtë shihet qartë se senatori amerikan leviz në Tiranë nën masa të forta sigurie.