Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Senati shqyrton të emëruarit e Presidentit të zgjedhur Trump

2024/12/06 at 5:05 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Si do të qeveriset SHBA nën administratën e re Trump?

Senatorët amerikanë në Kapitol së shpejti do të shqyrtojnë kandidatët e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për pozitat kyçe të administratës së ardhshme.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson, procesi i konfirmimit kësaj radhe mund të duket më ndryshe pasi kualifikimet dhe e kaluara e disa kandidatëve mund të vënë në pozitë të vështirë një pjesë të senatorëve amerikanë që të votojnë në favor të tyre.

Periudha e tranzicionit, deri në inaugurimin e administratës së re, përfshin takime të të emëruarve të Presidentit të zgjedhur Donald Trump për pozicionet kyçe të kabinetit me senatorët amerikanë të cilët duhet t’i konfirmojnë ata.

“Përvoja tetë vjeçare si prokurore e përgjithshme e Floridës, jam i sigurt se ju ka përgatitur mirë për këtë punë”, i tha senatori republikan Chuck Grassley kandidates së zotit Trump për Prokurore të Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara, Pam Bondi.

Kandidati i zotit Trump për të drejtuar Departamentin e Shtetit, senatori republikan Marco Rubio, pritet të konfirmohet me lehtësi.

“Presidenti e përcakton politikën e jashtme, puna jonë në Departament të Shtetit është ta zbatojmë atë”, thotë zoti Rubio.

Por Pete Hegseth, kandidati për të drejtuar Pentagonin, nuk ka mbajtur kurrë poste udhëheqëse në ushtri. Ai së fundmi ka qënë moderator në rrjetim ‘Fox News’.

“Përparësia kryesore për ne janë ushtarët. Kjo është ajo që më kërkoi Donald Trumpi. Detyra e shefit të Pentagonit është të rikthejë etikën luftarake në Pentagon”, thotë zoti Hegseth.

Ai është një nga disa të emëruarit, të cilët më parë kanë bërë komente të debatueshme, që ua vështirëson disa senatorëve republikanë dhënien e votës për konfirmimin e tyre

“Presidenti Trump nuk mund t’i marrë të mirëqëna votat pro. Nëse nuk respektohen dhe nuk u jepet hapësira e duhur, disa senatorë republikanë mund t’ia komplikojnë procesin e konfirmimit”, thotë Shannon O’Brien nga Universiteti i Teksasit.

Udhëheqësi i ardhshëm i shumicës në Senat, republikani John Thune u zotua t’i zhvillojë seancat e konfirmimit pa vonesa.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i votuar me shpejtësi të emëruarit e tij, që të fillojnë nga detyra dhe të zbatojnë planet e presidentit”, tha senatori Thune.

Presidenti i zgjedhur Trump ka hedhur idenë e shmangies së procesit të konfirmimit në Senat për të emëruarit e tij, duke përdorur një manovër të diskutueshme, atë të zyrtarizimit të kandidaturave në kohën që Senati është me pushime.

“Presidenti mund ta detyrojë Kongresin të shkojë me pushime, gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë dhe gjatë kësaj kohe të vërë në poste të emëruarit e tij. Ai ka thënë se mund t’i bëjë emërimet në kohën kur Kongresi është pushim, por e vetmja mënyrë është që ai ta detyrojë Kongresin të jetë pushim. Gjithsesi kjo do të përfundonte nëpër gjykata”, thotë analistja O’Brien.

Senatorët republikanë tashmë janë shprehur kundër kësaj ideje.

“Kjo është një çështje tjetër. Padyshim që nuk jam dakord që të shmanget roli kushtetues i Senatit”,thotë Senatori republikan John Cornyn.

Presidentët amerikanë nga të dyja partitë kanë vënë në poste të emëruar të tyre gjatë kohës kur Kongresi ka qënë me pushime. Por, Gjykata e Lartë e kufizoi këtë të drejtë gjatë mandatit të Presidentit Barack Obama./VOA

Ju sugjerojmë

Bënin pasaporta të falsifikuara për SHBA e BE në vlerën 15-20 mijë €/ 2 në pranga
Aktualitet

Bënin pasaporta të falsifikuara për SHBA e BE në vlerën 15-20 mijë €/ 2 në pranga

5 Korrik, 2025 11:09 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/MM: Në 24 orë 16 vatra, 4 ende aktive. Situata në Elbasan…

5 Korrik, 2025 10:52 am
Armët e trafikuara nga Kosova/ Proda: Burim kryesor i ngjarjeve kriminale  
Aktualitet

Armët e trafikuara nga Kosova/ Proda: Burim kryesor i ngjarjeve kriminale  

5 Korrik, 2025 10:40 am
Bushati krah Rubio-s: Sekretari pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën
Aktualitet

Bushati krah Rubio-s: Sekretari pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

5 Korrik, 2025 9:45 am
Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat
Aktualitet

Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat

5 Korrik, 2025 9:44 am
Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës
Rajoni

Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës

5 Korrik, 2025 9:40 am
Analiza/ Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale në Kosovë
Rajoni

Analiza/ Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale në Kosovë

5 Korrik, 2025 9:32 am
Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe..
Aktualitet

Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe..

5 Korrik, 2025 9:24 am
Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e..
Aktualitet

Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e..

5 Korrik, 2025 9:16 am
Përmbytet Teksasi/ Shkon në 24 numri i viktimave, 25 fëmijë të zhdukur. Ja situata
Bota

Përmbytet Teksasi/ Shkon në 24 numri i viktimave, 25 fëmijë të zhdukur. Ja situata

5 Korrik, 2025 9:07 am
Para
Kufizimi i përdorimit të rrjeteve sociale/ Rama: Mbi 14 mijë prindër në 394 takime, po kontribuojnë me ide dhe sugjerime

Kufizimi i përdorimit të rrjeteve sociale/ Rama: Mbi 14 mijë prindër në 394 takime, po kontribuojnë me ide dhe sugjerime

“Basha krijoi mitin e pathyeshmërisë së Ramës”, Berisha: Donte të bëhej lider si ai

Zgjedhjet 2025/ Berisha nuk do ta përfshijë në listën e PD-së, reagon Lulzim Basha

Homazhe për humanistin Sami Repishti

Homazhe për humanistin Sami Repishti

TE FUNDIT

Bënin pasaporta të falsifikuara për SHBA e BE në vlerën 15-20 mijë €/ 2 në pranga

Bënin pasaporta të falsifikuara për SHBA e BE në vlerën 15-20 mijë €/ 2 në pranga
5 Korrik, 2025

Zbulohet një ambient i përshtatur si laborator për falsifikimin e dokumenteve të ndryshme me qëllim dhënien e ndihmës për kalim...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve/MM: Në 24 orë 16 vatra, 4 ende aktive. Situata në Elbasan…

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
5 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten ende aktive. Këto vatra janë...

Lexo më shumë

Armët e trafikuara nga Kosova/ Proda: Burim kryesor i ngjarjeve kriminale  

Armët e trafikuara nga Kosova/ Proda: Burim kryesor i ngjarjeve kriminale  
5 Korrik, 2025

Pas arrestimit të dy shtetasve për trafikun e armëve nga Kosova në Shqipëri ku u sekuestruan 8 armë zjarri ka...

Lexo më shumë

Bushati krah Rubio-s: Sekretari pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

Bushati krah Rubio-s: Sekretari pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën
5 Korrik, 2025

Ervin Bushati, ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com