Senati italian ka miratuar përfundimisht projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët.
Sipas mediave italiane marrëveshja u votua me 93 vota pro, 61 kundër dhe asnjë abstenim. Miratimi u shoqërua me duatrokitje nga maxhoranca italiane.
Në Shqipëri pritet të vijnë rreth 3 mijë azilkërkues nga Afrika, Azia apo Lindja e Mesme në dy qendrat në portin e Shëngjinit dhe në Gjadër.
Më 24 Janar Dhoma e Deputetëve e miratoi këtë protokoll me shumicë votash.
Në Parlamentin shqiptar ky protokoll ende nuk është miratuar edhe pse Gjykata Kushtetuese më datë 29 Janar i hapi dritën jeshile ratifikimit.