Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Senati amerikan arrin marrëveshje për buxhetin

2018/02/07 at 11:11 PM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Senati amerikan arrin marrëveshje për buxhetin

Një ditë përpara një rreziku të ri për mbylljen e qeverisë amerikane, udhëheqësit e Senatit arritën të mërkurën një marrëveshje dypalëshe që do ta mbajë qeverinë federale të financuar për dy vjet. Por për tema të debatueshme, sikurse emigracioni nuk ka ende një marrëveshje.


“Jam i kënaqur të njoftoj se negociatat dypalëshe lidhur me shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe priorite të tjera, prodhuan një marrëveshje të rëndësishme“, tha në Senat kreu i shumicës republikane, Mitch McConnell.

“U bashkuam për një marrëveshje që është shumë e mirë për popullin amerikan” tha udhëheqësi i pakicës demokrate Chuck Schumer.

Paketa pritet të rrisë shpenzimet e qeverisë amerikane për mbrojtjen kombëtare dhe programet e brendshme, me 300 miliardë dollarë gjatë një periudhe dyvjeçare, duke i dhënë fund viteve me kufizime të detyrueshme buxhetore, që sipas republikanëve, po e tkurrnin ushtrinë amerikane, ndërsa për demokratët, po dëmtonin njerëzit në nevojë.

“Falë kompromisi të arritur për herë të parë ndër vite, forcat tona të armatosura do të kenë më shumë burime të nevojshme për ta mbajtur Amerikën të sigurtë“, – tha zoti McConnell. “Marrëveshja do të na ndihmojë t’u shërbejmë veteranëve që na kanë shërbyer me trimëri dhe do të sigurojë fonde për përpjekje të rëndësishme, si ndihma në rastin e katastrofave, për infrastrukturën, si dhe për të luftuar abuzimin me opioidet“, tha ai.

Marrëveshja erdhi në momentet e fundit, ndërsa financimi federal për qeverinë skadonte në mesnatën e së enjtes. Nëse financimi nuk zgjatej, qeveria amerikane do të kishte pësuar mbylljen e dytë të pjesshme brenda një periudhe të shkurtër.

Për t’u bërë ligj, paketa duhet të miratohet nga të dyja dhomat e Kongresit dhe të nënshkruhet nga Presidenti Donald Trump.

Demokratët bllokuan një projekligj të përkohshëm për shpenzimet në janar, duke shkaktuar një mbyllje të qeverisë federale për tre ditë, që lidhej pjesërisht me kundërshtimin e tyre ndaj mosveprimit të Kongresit në lidhje me programin DACA, që pritet të përfundojë më 5 mars.

Presidenti ka thënë se mbështet rrugën drejt shtetësisë për 1.8 milionë të rinj që përfitojnë nga programi DACA, pjesë e një pakete më të madhe të reformës së imigracionit. Shtëpia e Bardhë kërkon gjithashtu fonde për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me Meksikën, redukatim të emigracionit të ligjshëm në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë përparësi që të vijnë në Amerikë njerëz më të kualifikuar.

Negociatat dypalëshe nuk kanë arritur ende tek një marrëveshje për ndryshimin e ligjeve amerikane të emigracionit. Presidenti Trump ka hedhur poshtë një propozim që do të bashkonte një zgjidhje për DACA-n me përmirësime të kufizuara të sigurisë kufitare./VOA

 

Etiketa: arrin marreveshjenbuxhetisenati amerikan


Ju sugjerojmë

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus
Bota

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus

27 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
Bota

Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

27 Dhjetor, 2025 9:26 pm
Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD
Kryesore

Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD

27 Dhjetor, 2025 8:42 pm
Protestë e PD-së në Surrel
Aktualitet

Protestë e PD-së në Surrel

27 Dhjetor, 2025 8:17 pm
Berisha: Ergys Agasi na del se ishte zëvendëskryeministër në hije
Kryesore

Berisha: Ergys Agasi na del se ishte zëvendëskryeministër në hije

27 Dhjetor, 2025 8:05 pm
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt në linjën kryesore
Aktualitet

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt në linjën kryesore

27 Dhjetor, 2025 7:20 pm
Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëpushimin e dytë
Bota

Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëpushimin e dytë

27 Dhjetor, 2025 6:59 pm
Goditet celula e Hamasit në Itali, sekuestrohen 8 milionë euro
Bota

Goditet celula e Hamasit në Itali, sekuestrohen 8 milionë euro

27 Dhjetor, 2025 6:32 pm
Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët
Bota

Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët

27 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave
Bota

Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave

27 Dhjetor, 2025 3:33 pm
Para
Çfarë e bëri Lorik Canën të përlotet në emision?

Çfarë e bëri Lorik Canën të përlotet në emision?

Arrestimet në Elbasan, RENEA dhe FNSH blindojnë qytetin

Arrestimet në Elbasan, RENEA dhe FNSH blindojnë qytetin

SHBA akuzon 36 veta për krim kibernetik, dy prej tyre nga Kosova

SHBA akuzon 36 veta për krim kibernetik, dy prej tyre nga Kosova
















TE FUNDIT

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus
27 Dhjetor, 2025

Një studim i ri shkencor ka zbuluar se Ötzi, njeriu i akullit që jetoi më shumë se 5 mijë vjet...

Lexo më shumë

Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
27 Dhjetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, përpara takimit të tij të planifikuar me presidentin e SHBA-së Donald Trump, tha se Kievi nuk...

Lexo më shumë

Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD

Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD
27 Dhjetor, 2025

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, zhvilloi një takim me demokratët në Shkodër, nga ku bëri një koment edhe për “vetëpërjashtimin”...

Lexo më shumë

Protestë e PD-së në Surrel

Protestë e PD-së në Surrel
27 Dhjetor, 2025

Deputetët Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD kanë zhvilluar një protestë në Surrel.  Me pishtarë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com