Selia e Partisë Demokratike pritet të ketë së shpejti një zëdhënëse të re. Burime pranë PD thonë se emri që do të zëvendësojë zëdhënësen e dorëhequr Orjela Nebiaj, është Ina Zhupa, pedagoge në Departamentin e Shkencave Politike dhe Ndërkombëtare pranë Universitetit Europian të Tiranës. Zhupa është midis 24 emrave të koordinatorëve të rinj të prezantuar nga kryetari Lulzim Basha në nëntor vitit 2014. Ndërkohë që ndër hobet e saj janë muzika dhe udhëtimet e shumta, ku në zyrën e saj të punës, një kënd i është kushtuar suvenirëve që i ka blerë në çdo shtet që ka vizituar.