Dhaval Shah, 30 vjeç nuk i ka rezistuar dot një “selfie”, me leopardët që i janë ngjitur në makinën e tij. Ai ka qenë duke bërë një xhiro në Kenia me mikun e tij, kur kafshët e egra i janë afruar makinës së tyre.
“Ata erdhën shumë afër nesh dhe ndejtëm rreth 20 minuta. Në fillim ishim të frikësuar por më pas u mësuam me ta, madje kam shkrepur rreth 50 foto”, ka thënë Dhaval për Daily Mail.