Banorët e Selenicës që prej një viti e gjysmë po përballen me probleme të mëdha me ujin e pijshëm.
Ata thanë se uji është i pakonsumueshëm dhe mban erë të rëndë.
Mësohet se kush e ka konsumuar, ka përfunduar në spital me probleme pastro-intestinale.
Madje sipas banorëve, uji jo vetëm nuk pihet, por as nuk mund të përdoret për t’u larë, pasi irriton lëkurën.
Deri më tani, organet përgjegjëse, nuk kanë realizuar asnjë ndërhyrje për përmirësimin e gjendjes së krijuar në Selenicë.