Kandidati për kreun e PD-së Eduard Selami, sërish ka sulmuar rivalin e tij Lulzim Basha duke u shprehur se marrëveshja e tij me Ramën u bë në fshehtësi të plotë.
Me anë të një statusi në ‘Facebook’, Selami më tej shkruan se kur të jetë në krye të PD-së, çdo marrëveshje apo aksion politik do ta konsultojë më parë më strukturat e partisë. Statusi i plotë Marreveshja me Edi Ramen u be ne fshehtesi te plote. Kush nga demokratet e di se cfare ishte dhe cfare permban ajo marreveshje dhe kush nga demokratet u pyet per ate marreveshje? Nuk jam kunder marreveshjeve por kur te jem une kryetar, cdo marreveshje apo aksion politik do te konsultohet me strukturat e partise. Vetem demokratet e thjeshte e dine se cfare eshte me e mira per ta dhe une do jem i mandatuari qe te ndjek te gjitha rruget per ta arritur ate.