Në takimet me Demokratët e Qarkut të Dibrës, kandidati për kryetar i Partisë Demorkatike, Eduard Selami, tha se Partia Demokratike ka pësuar tri humbje të thella radhazi, ndaj sipas tij nëqoftëse nuk do të ketë një analizë serioze humbjet do vazhdojnë.
Selami tha se lidershipi i deshtuar, ka bërë që Partia Demokratike të humbë besimin dhe shpresën se force progresive në Shqipëri.
“Është humbje besimit dhe shpresës që ne jemi forca progresive në Shqipëri dhe bëhet më e rëndë për mua si demokrat dhe për ju sepse po na mund e majta, trashëgimtarja e Partisë së Punës”, tha Selami.
Sipas tij modeli i Bashës është i kohës së kaluar që nuk respekton institucionet brenda partisë, ndaj ai premtoi rikthimin e vendimmarrjes në bazë, duke e cilësuar si celesi për sukses në të ardhmen.
“Është thelluar, shikoni listën se ka mjaft njerëz të nderuar aty që do kishin fituar edhe vetë, po qe se do ishte një konkurrim i barabartë, por është listë jashtë konkurrimit “jo legjitime”. Është kompetencë e Këshillit Kombëtar, jo e kryetarit. Duhet ti bënit ju rekomandimet”, tha Selami.