Autoritetet në Uruguaj kanë përfunduar me sukses një operacion me synim goditjen e një rrjeti të trafikut të lëndëve narkotike. Si rezultat janë sekuestruar 4.4 ton kokaiën e cila përllogaritet me vlerë më shumë se 1 miliardë dollarë.
Operacioni u krye nga oficerët e marinës në bashkëpunim me portin e Montevideos.
Droga ishte fshehur në katër kontinierë me miell soje, e destinuar të shkonte për Lome, kryeqytetin e Togo. Sipas mediave lokale, kontinierët duhej të ngarkoheshin në një anije të regjistruar në Itali.
Vitet e fundit, Uruguaji është duke u përdorur gjithnjë e më shumë si pikë transiti për të transportuar kokainën nga vende të ndryshme të Amerikës Latine për në Afrikë dhe Europë. /Opinion.al