Një 25-vjeçar ka rënë në pranga të policisë së Lezhës. I riu duke udhëtuar me makinë është ndaluar nga efektivët e policisë, ndërsa iu gjetën 2 kapsolle detonatorë me fitil zjarrpërcjellës.
Pas kontrollit të banesës iu gjetën edhe 1 armë zjarri automatik, 115 fishekë model 56 & 54 dhe një palë dylbi nate.
Ndaj tij tani rëndon vepra penale ” Armëmbajtje pa leje”. Ndërkohë një tjetër i ri, është proceduar penalisht pasi në makinë iu gjetën disa doza lëndë narkotike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme./ Opinion.al