Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar në portin e Igumenicës, në shtetin grek.
Sipas informacioneve autoritetet në port u zbuluan rreth 59.5 kg kokainë, të ndara në 54 pako, brenda një kamioni frigoriferik.
Kokaina u zbulua nga qeni i stërvitur Vlad, në një kasafortë të krijuar posaçërisht në pjesën e përparme të mjetit.
Vlera e drogës së konfiskuar llogaritet nga 1.4 deri në 2 milionë euro.
Drejtuesi grek i kamionit është arrestuar dhe rasti po hetohet nga autoritetet.