56 kilogramë heroine me vlerë rreth 2 mln euro është sekuestruar gjatë ndalimit të një bande shqiptaro-spanjolle, e përbërë nga 12 persona, raportojnë mediat spanjolle. Lënda narkotike u zbulua në qytetin Tui, në kufij me Portugalinë, e fshehur në një automjet tip Porsche Cayene.
Policia ka sekuestruar në këtë operacion edhe 350.000 euro cash, shtatë automjete, peshore, makineri të numërimit të parave, armë e municione, në zonën e Pontevedras dhe Barcelones , ku jetonin pjesëtarët e grupit.