Një rrjet i madh ndërkombëtar për trafikimin e lëndëve narkotike është shkatërruar gjatë një operacioni të kryer në Atlantik.
Policia spanjolle bën me dije se pas këtij rrjeti fshihet një celulë e mafies shqiptare me qendër Galician dhe Amerikën e Jugut.
Mësohet se autoritetet kanë ndaluar një anije, brenda së cilës u sekuestruan disa ton kokainë. Për pasojë janë arrestuar disa persona, numri i të cilëve dhe origjina nuk janë bërë ende publike.