Tetë pistoleta janë sekuestruar në portin e Durrësit nga autoritetet. Mësohet se armët e zjarrit janë gjetur gjatë kontrollit në vijën e dytë të terminalit të trageteve në një furgon me targa anlgeze.
Furgoni po bëhej gati të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona. Autoritetet po marin në pyetje personin që i po i transportonte, ndërsa po kryhet dhe verifikimi i dokumentacionit të armëve.
Policia e Durrësit pritet të japë detaje shtesë në lidhje me këtë operacion.