Një 26-vjeçar është proceduar penalisht pasi nuk deklaroi shumën e parave prej 24 800 euro në pikën Kufitare të Kakavijës.
Policia bën me dije se 26-vjeçari S. T., u kalua për kontroll në vijë të dytë ku u konstatua se në çantën e të riu ndodheshin 24 800 euro që ai po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji.
“Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. P., 26 vjeç, banues në Terihat, Dropull”,-njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.