Një hetim nga Policia Kombëtare spanjolle ka çuar në sekuestrimin e 2000 kilogramë kokainë, ku po transportohej nga një anije peshimi në brigjet e Galicisë.
Mediat spanjolle raportojnë se pas hekurave ranë katër persona në anije, mes të cilëve një shqiptar, përfaqësues i organizatës që planifikonte të nxirrte ngarkesën në breg dhe kapiten i mjetit lundrues.
Kjo është anija e dytë brenda pak javësh ku sekuestrohet një sasi e konsiderueshme e kokainës.