Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Seksi, droga apo krimi? Kush na tundon më shumë?

2016/05/15 at 8:46 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Seksi, droga apo krimi? Kush na tundon më shumë?

Nga Blendi Fevziu –

Dy ditët e fundit renditjen e lajmeve më të lexuara të portalit www.opinion.al e dominonte thuajse në mënyrë ekskluzive historia e Shukri Xhelilit. Të gjitha lajmet e postuara për të, nga videoja e të brendshmeve të kthyera në hit, premtimet e deri tek informacionet mbi vajzën dhe historinë e saj përpiheshin me një kuriozitet të shumëfishtë. Me një lloj kurioziteti shoubizi, por edhe intrige politike, pa harruar gjykimin e rëndësishëm moral në këtë rast. Në Hit Paraden e lajmeve, Shukriu zinte vendin e parë, të dytë, të tretë, të katërt e të pestë…

Ndërkohë nën kuriozitetin për të brendshmet e shkyera të Xhelilit dhe nën lajmet për abuzimin me postin publik të tij qëndronin disa lajme të tjera, që as më pak e as më shumë kanë një peshë të madhe në shoqëri.

Lajmi për punësimin në një post të rëndësishëm shtetëror lokal të një personi që kishte qenë arrestuar për trafik narkotikësh në 2006; Një histori tipike që po e cfilit Shqipërinë që prej vitit 2013 dhe që po kthehet në një mallkim.

Lajmi për përfshirjen në historinë e këtij personi të përsonaliteve të rëndësishme politike që shfaqeshin edhe krah tij në më shumë se sa një foto. Shfaqeshin në një inagurim pa pyetur kurrë se nga vinin paratë e investimit dhe a ishin legale ato?

Lajmi për largimin e Balilit, ndërkohë që në shtyp e në Tv diskutohej për rolin e tij në trafik droge dhe për përgjegjësinë që ai kishte. Përgjegjësi që ai vetë e kishte mohuar. Një mohim që e ka kompromentuar ai vetë duke u larguar në drejtim të paditur.

Lajmi për pajisjen e paligjshme të përgjimit, që askush nuk di të thotë si është futur në Shqipëri, përse është përdorur dhe kush e ka nën kontroll!

Lajmi për sharrimin e një segmenti të autostradës Durrës – Rrogozhinë, ku humbën jetën dy fëmijë të pafajshëm dhe ku në 1 vit kanë ndodhur 5 aksidente. Një akt i pastër korruptiv dhe përfitimi për të cilin Prokuroria dhe gjykata kanë dërguar deri tani në burg 3 vetë.

Lajmi për humbjen e mandatit të një deputeti të rëndësishëm, i cili kishte vijuar të përfitonte fonde publike edhe pasi u bë deputet.

Lajmi për masakrimin e një gazetari që tashmë, thuajse u harrua nën zhurmën e ngjarjeve të reja.

Të gjitha këto u tretën, ose mbetën pas, thuajse pornografia dhe abuzimi i pastër i një zyrtari publik, të ishte më i rëndësishëm se sa gjithë këto mijëra abuzime që marrin jetë, shkelin ligjin dhe ushqejnë krimin çdo ditë. Nuk ka asnjë dyshim që ajo që u dokumentua me Xhelilin është shumë e rëndë. Një person që ka marrë votat për t’i shërbyer qytetarëve dhe abuzon me pushtetin duke tentuar marrëdhënie seksuale me një vajzë që është në moshën e fëmijëve të tij, është e ndëshkueshme moralisht dhe ligjërisht. Dhe çështja ka marrë ndërkohë edhe rrugë ligjore. Por të ekzaltohesh nga të brendshmet e Shukriut dhe të fokusohesh në historinë e tij, më shumë se sa në problemet e drogës, emërimeve kriminale, lidhjeve të politikës me krimin dhe shkeljes së ligjit, kjo nuk shkon. Kjo tregon se shoqëria rend pas skandaleve, pa u thelluar në fenomenet bazike që i prodhojnë ato. Dhe fenomenet nisin të gjitha tek lidhja e politikës me krimin… Aty nis gjithçka. Edhe Shukriu në vetvete është një produk i saj.

Blendi Fevziu

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Mësuesit: Testimi jo transparent, DAR na mblodhi ID

Hiqet pagesa e transportit për mësuesit e nxënësi që e kanë shkollën larg

Këto ushtrime janë më të mira se vrapi

Këto ushtrime janë më të mira se vrapi

Vegjetarianët janë të destinuar të ngelen beqarë

10 gabimet që bëjmë kur jemi me dietë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com