Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Seks pas martese? Ja pse bie dëshira 

2016/06/05 at 8:49 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 4 min
A A
Seks pas martese? Ja pse bie dëshira 

Tek disa çifte, pas martese bie dëshira për të bërë dashuri. Arsyet janë nga më të ndryshmet, që nga lodhja, stresi, rutina, etj. Por aty ku ka dëshirë, ka edhe zgjidhje.


Nuk bëjmë dashuri, sepse jam e stresuar

Është klasike: Që të dy janë tepër të lodhur për të bërë dashuri. Por më të prekurat janë gratë. Dhe më shumë nga lodhja mendore, sesa nga ajo fizike. Gratë e kanë kokën të mbushur me gjithë gjërat që nuk kanë bërë dhe me ato që do të bëjnë ditën tjetër. Nuk ka vend për dëshirën: mendimet “e mbijetesës së përditshme” zënë tërë vendin.

Zgjidhja. Pyesni veten nëse duhet ruajtur seksualiteti në rrjedhën e jetës sonë. Sepse, sa më shumë të largoheni nga partneri, aq më të vështira për t’u kapërcyer bëhen distancat. Në këtë pikë, duhen kërkuar hapësira të lira, mosveprimtari absolute, për të kuptuar që është e mundur të ngadalësoni vrapin dhe të rigjeni vetveten, partnerin dhe dëshirën.

Nuk bëjmë dashuri, sepse nuk kam ndjenja

Frika e të ndjerit e papërshtatshme, e moskorrespondimit me kërkesat e partnerit mund të shkaktojë një lloj pandjeshmërie, prandaj edhe dëshira nuk ekziston. Dhe mendohet: më mirë ta shmangim.

Zgjidhja. Nëse nuk ekzistojnë shkaqe konflikti me partnerin, nëse, pikërisht, kuptoni se e dashuroni, duhet ta kërkoni arsyen e këtij ankthi brenda jush.Rruga që duhet të ndiqni? Të rifilloni gati nga zero. Me përkëdhelje, me puthje, duke shijuar kënaqësinë që mund t’ju japin këto gjeste intimiteti. Duke përfshirë partnerin në kërkimin tuaj të ëmbëlsisë dhe përkujdesjeve.

Nuk bëjmë dashuri, sepse është gjithmonë e njëjtë

Në të vërtetë, duhet t’i përmbysim termat e këtij pohimi: duke nxjerrë në pah pse seksualiteti është gjithmonë i njëjtë, çfarë nuk pëlqehet dhe çfarë nuk është pëlqyer kurrë në një raport.

Zgjidhja. Ndoshta edhe partneri vuan nga e njëjta arsye dhe do të dëshironte ta rinovonte erotizmin. Me të vërtetë që nuk ia vlen të hedhësh gjithçka tutje, nga frika e të folurit. Pakëz besueshmëri, bashkëpunim, ndërfutja e një elementi inovativ dhe paksa jashtë rregullave dhe ja, si me magji, rifitoni kuotë.

Nuk bëjmë dashuri, se jemi bërë me fëmijë

E gjithë kjo është e pranueshme në periudhën e parë të sistemimit: kur çifti duhet të kuptojë që nga dy kanë kaluar në tre. Përveç kësaj, te gratë vihet re një rënie e përqindjes së estrogjenëve gjatë periudhës së ushqimit me qumësht: fenomen ky që mund të ndikojë rëndë mbi dëshirën. Pikërisht, por pastaj? Kur të voglit tashmë i është larguar gjiri, ose shkon në çerdhe, kopsht, në shkollë fillore apo të mesme? Nga njëra anë, disa çifte kanë frikë “se mos zbulohen” ndërsa bëjnë dashuri dhe në këtë mënyrë t’i shkaktojnë trauma fëmijës.

Zgjidhja. Ç’kuptim ka të heqësh dorë nga të bërit dashuri, sepse janë fëmijët? Nëse brenda një kohe të shkurtër nuk vendoset një jetë intime normale, ja tek del rreziku më i madh: çifti mund të transformohet në çift vetëm prindëror.

Nuk bëjmë dashuri, sepse nuk e pëlqej veten

Të mos pëlqyerit e vetvetes për shumë gra do të thotë edhe të mos pëlqehen nga të tjerët. Por edhe këtu “të dua” mbetet: mohimi i të bërit dashuri krijohet nga një konflikt me vetveten, jo me partnerin.

Zgjidhja. Gjatë të bërit dashuri, trupi përfaqëson një mjet për të arritur kënaqësinë. Paaftësia për t’u pranuar fizikisht kompromenton raportet intime.

Ç ‘duhet bërë atëherë? Strategjia më efikase është të kujdeseni për trupin tuaj. Të mësoni ta doni. Ta përkëdhelni. Përkujdesje të vogla që janë më efikase se dietat drastike dhe dënuese. Duhet patur parasysh që erotizmi përbëhet nga pesë shqisa dhe jo vetëm nga ajo pamore. Një parfum, një ton zëri, një përkëdhelje, mund të jenë më joshëse për një mashkull, sesa një trup i përsosur, por krejtësisht pa shprehi

Nuk bëjmë dashuri, sepse…nuk e di

Miq dhe bashkëjetues, që ndajnë të njëjtin kulm e krevat, por pa shkuar më tej. Ajo që mungon është joshja, ai pakëz mister i nevojshëm, për të krijuar kuriozitetin dhe si rrjedhojë mundësinë për të tërhequr tjetrin. Për shembull, nëse në mbrëmje zhvisheni përpara atij siç bëni kur shkoni në palestër, atëherë nga erotizmi mbetet shumë pak.

Zgjidhja. Vlerësojeni erotizmin si joshje, si bashkëpunim. Duke kultivuar edhe interesa të tjera personale, që s’kanë lidhje me sferën familjare dhe atë të çiftit, shkruan Femra Moderne. Në këtë mënyrë mund të fitoni atë pakëz mister dhe joshje, që rutina dhe jeta e përditshme i kanë zhdukur. Por, thelbësore është të mos lini të kalojë shumë kohë.

Nuk bëjmë dashuri, sepse ai nuk është i aftë

Një partner që, përsa i përket erotizmit, nuk ia kërcet fare? Edhe kjo mund të jetë një arsye për të agjëruar. Por s’bëhet fjalë për një rast dramatik.

Zgjidhja. Sot më shumë se kurrë, femrat, të vetëdijshme për trupin e tyre, dëshirat dhe kënaqësinë, u mësojnë partnerëve se çfarë duan. Por, më mirë të mos flisni gjatë raportit, por gjatë një momenti neutral. Ndoshta, duke e thënë me shaka, me pak fjalë, jo me ton akuzues ose prej mësueseje. Sigurisht, një partner që na do, padyshim që nuk do të tërhiqet. Dhe “mësimet”, jo vetëm që do t’i mundësojnë atij të kuptojë se çfarë duam, por mund të bëhen edhe, nëse zhvendosen në kuadrin e lojës dhe bashkëpunimit, në momente tepër erotike./ Express



Ju sugjerojmë

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut
-Jetë dhe Stil

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut

12 Maj, 2025 8:30 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 9 maj 2025

9 Maj, 2025 8:21 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 8 maj 2025

8 Maj, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 7 maj 2025

7 Maj, 2025 8:10 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 maj 2025

6 Maj, 2025 8:19 am
‘Betejë’ mes Gaforres e Peshores, Meri Shehu parashikon shenjën fituese të 11 majit
-Jetë dhe Stil

‘Betejë’ mes Gaforres e Peshores, Meri Shehu parashikon shenjën fituese të 11 majit

5 Maj, 2025 7:08 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 maj 2025

5 Maj, 2025 8:17 am
Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos
-Jetë dhe Stil

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

3 Maj, 2025 7:57 pm
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 3 maj 2025

3 Maj, 2025 8:12 am
Maji pa siguri, por plot me shanse! Yjet fokusohen te zemra dhe paratë e shenjave
-Jetë dhe Stil

Maji pa siguri, por plot me shanse! Yjet fokusohen te zemra dhe paratë e shenjave

2 Maj, 2025 1:28 pm
Para
30-vjeçari godet me thikë në zemër kunatin, cila qe historia e sherrit 

30-vjeçari godet me thikë në zemër kunatin, cila qe historia e sherrit 

Fotot ekskluzive/ Ja si do të duket Adrian Gaxha në klipin e ri

Adrian Gaxha: Dashuria nuk blihet me para...

Mallkimi i linjave malajziane, incident në një tjetër fluturim 

Mallkimi i linjave malajziane, incident në një tjetër fluturim 

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com