Olsi ka marrë në dorë zarfin që i është dorëzuar nga “Vëllai i Madh” dhe e lexon para banorëve të tjerë..
Ndërsa ata presin të lexohet prova e javës, Olsi lexon një tjetër komunikim që ka të bëjë me dhomën e imunitetit dhe një çift të përzgjedhur.
“Konkurrentë, duke nisur nga sot, çdo mbrëmje do të të thërras një çift që do të jetë i përzgjedhur për të pasur 30 minutat e tyre të imunitetit në dhomën “vend për dy”, qëndroni gati”, është komunikimi i “Vëllait të Madh” në zarfin që lexoi Olsi.
Një vendim që është pritur mjaft mirë nga shumica e banorëve, një pjesë e të cilëve edhe duartrokasin./BB/