Të bësh seks 3 herë në javë mund të jetë shumë më e vlefshme për të luftuar gurët e veshkave, se sa ilaçet.
Këtë fakt e bën të njohur një studim i “Training and Research Hospital” në Ankara, publikuar në revistën Urology. Ekspertët shprehen se lëvizja e kryer gjatë aktivitetit seksual dhe sekretimi i endorfinës, i konsideruar si hormoni i kënaqësisë, lehtësojnë daljen spontane të gurëve tek pacientët meshkuj.
Siqodoftë, mjekët këshillojnë gjithashtu konsumimin e shumë lëngjeve dhe lëvizjet apo vrapin, në varësi të gjendjes së pacientit.