Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Etikës, për përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendi pas kaosit të krijuar nga opozita seancën e të hënës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se përjashtimi nga Kuvendi i opozitës nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama.
Më tej, Bardhi shkruan se do të jenë sërisht përballë, brenda apo jashtë Kuvendit.
Reagimi i plotë:
Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova. Përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin!
Fshihu e shmangu sa të duash, përjashto, burgos e përndjek sa të duash, fatin tënd nuk e ndryshon dot! Atë ta ka përcaktuar shumica dërrmuese e shqiptarëve që përbuzin ngritjen e krimit të organizuar në qeverisje dhe shndërrimin e institucioneve në banda kundër opozitës.