Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sekretari i Shtetit Rubio optimist mbi bisedimet me Ukrainën në Arabinë Saudite

2025/03/10 at 5:58 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekretari i Shtetit Rubio optimist mbi bisedimet me Ukrainën në Arabinë Saudite

Sekretari i Shtetit Marco Rubio u shpreh sot optimist lidhur me takimin e planifikuar mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Arabinë Saudite. Por zoti Rubio shtoi se megjithatë, shumë detaje të marrëveshjes për mineralet e ralla mes Uashingtonit dhe Kievit, nuk ishin përpunuar ende. Komentet zoti Rubio i bëri gjatë rrugës për në qytetin saudit Xhedah, ku ai dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz, do të takohen të martën me një delegacion të nivelit të lartë ukrainas. Zoti Rubio tha se Uashingtoni po kërkon të krijojë një ide të përgjithshme se çfarë lëshimesh ishte gati të bënte Kievi. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias na sjell të tjera detaje rreth bisedimeve.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ndodhet në Xhedah të Arabisë Saudite, për bisedime me një delegacion ukrainas.

Synimi, sikurse thuhet në një deklaratë zyrtare është “avancimi i objektivit të Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë”.

Vizita vjen disa ditë pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i dërgoi Presidentit Trump një letër me tone pajtuese, pas takimit të nxehtë mes dy udhëheqësve në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt.

Të premten e kaluar Presidenti Trump bëri komente rreth statusit të negociatave për paqe.

“Ne po përparojmë me Rusinë, por aktualisht ata po bombardojnë rëndë Ukrainën. Dhe me thënë të drejtën, me Ukrainën, po has në vështirësi të merrem vesh, në një kohë kur ata nuk kanë asnjë kartë në dorë”, tha zoti Trump.

Si një formë presioni për t’i ulur palët në tryezën e bisedimeve, Presidenti Trump ka ndërprerë ndihmën ushtarake si dhe shkëmbimin e informacioneve të zbulimit me Kievin, ndërsa ka kërcënuar Rusinë me sanksione e tarifa.

Analistët thonë se arritja e një marrëveshjeje është e rëndësishme për Presidentin Trump nga pikëpamja politike.

“Në thelb ai (Donald Trump) ka vënë bast presidencën e tij për arritjen e një lloj marrëveshjeje. Dhe nuk e di çfarë do të ndodhë pasi ka kaq shumë ‘lojtarë’ (aktorë) me pozicione të ndryshme në këto negociata, qoftë Rusia, Ukraina, apo Bashkimi Everopian”, thotë William Pomeranz, i institutit amerikan ‘Kennan’, një institut kërkimor që kryen studime mbi Rusinë, ish-republikat sovjetike si dhe marrëdhëniet e tyre me pjesën tjetër të botës.

Përpara bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës në Xhedah që pritet të zgjasin deri më 12 mars, mbështetës të Kievit u mblodhën të shtunën në Uashington ndërsa zyrtarët ukrainas denoncuan një seri sulmesh ruse gjatë fundjavës kundër objektivave ukrainas në Donetsk, krahas rajonesh të tjera./voa

Ju sugjerojmë

Moska rinis sulmet, dhjetëra dronë e raketa mbi Ukrainë
Bota

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, 21 civilë humbin jetën në rajonin e Donjetskut

9 Shtator, 2025 1:41 pm
Berisha: Dimensioni kinez i skandalit Rama-McGonigal i tejkalon të gjitha
Kryesore

Berisha: Dimensioni kinez i skandalit Rama-McGonigal i tejkalon të gjitha

9 Shtator, 2025 1:18 pm
Ndërtimet pa leje, Rama: Aksioni mund të zgjasë gjithë mandatin
Kryesore

Ndërtimet pa leje, Rama: Aksioni mund të zgjasë gjithë mandatin

9 Shtator, 2025 1:03 pm
Viktima dhe shifra rekord të rasteve me Covid në Itali
Bota

Viktima dhe shifra rekord të rasteve me Covid në Itali

9 Shtator, 2025 12:56 pm
Zgjerimi i votimit elektronik, Celibashi thirrje politikës: Vendosni sa më shpejt
Kryesore

Zgjerimi i votimit elektronik, Celibashi thirrje politikës: Vendosni sa më shpejt

9 Shtator, 2025 12:06 pm
Masakra e Shkodrës, policia publikon pamjet e arrestimit të autorit Ragip Gila
Kronikë

Masakra e Shkodrës, policia publikon pamjet e arrestimit të autorit Ragip Gila

9 Shtator, 2025 11:36 am
Balluku zbulon projektin amerikan për prodhimin e energjisë në Tropojë
Kryesore

Balluku zbulon projektin amerikan për prodhimin e energjisë në Tropojë

9 Shtator, 2025 11:18 am
Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën
Kronikë

Masakra me dy viktima në Shkodër, shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorët e autorit

9 Shtator, 2025 11:12 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Ra në kontakt me disa kabllo elektrike, humb jetën 16-vjeçarja në Lezhë

9 Shtator, 2025 11:09 am
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza

9 Shtator, 2025 11:01 am
Para
“Jam me Trump”, Rama batuta me banorin në Lezhë: Hajde pak ti me atë kapele…

“Jam me Trump”, Rama batuta me banorin në Lezhë: Hajde pak ti me atë kapele...

Noka-socialistëve: Zoti ju ruajt çfarë do t’iu gjejë pas 11 Majit!

Noka-socialistëve: Zoti ju ruajt çfarë do t’iu gjejë pas 11 Majit!

Balla ironizon opozitën në Kuvend: Shpresa juaj që Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenisheri të sjellin ndryshim…

Balla ironizon opozitën në Kuvend: Shpresa juaj që Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenisheri të sjellin ndryshim…

TE FUNDIT

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, 21 civilë humbin jetën në rajonin e Donjetskut

Moska rinis sulmet, dhjetëra dronë e raketa mbi Ukrainë
9 Shtator, 2025

Një sulm ajror rus me bomba ka vrarë të paktën 21 civilë dhe ka plagosur shumë të tjerë në fshatin...

Lexo më shumë

Berisha: Dimensioni kinez i skandalit Rama-McGonigal i tejkalon të gjitha

Berisha: Dimensioni kinez i skandalit Rama-McGonigal i tejkalon të gjitha
9 Shtator, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat u shpreh se “mediat ndërkombëtare komentojnë gjerësisht faktin se...

Lexo më shumë

Ndërtimet pa leje, Rama: Aksioni mund të zgjasë gjithë mandatin

Ndërtimet pa leje, Rama: Aksioni mund të zgjasë gjithë mandatin
9 Shtator, 2025

Qeveria po prezanton paketën me masat ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. Ky...

Lexo më shumë

Viktima dhe shifra rekord të rasteve me Covid në Itali

Viktima dhe shifra rekord të rasteve me Covid në Itali
9 Shtator, 2025

Javën e fundit në Itali u regjistruan 2,052 raste të reja të Covid-it, me një rritje prej 47% krahasuar me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com