Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Ndarja ndërkombëtare e pushtetit e vjetëruar

2023/08/25 at 9:34 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Ndarja ndërkombëtare e pushtetit e vjetëruar

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së angazhohet fort për një reformë të forumeve ndërkombëtare, si p.sh. të Këshillit të Sigurimit.


Sipas Antonio Guterres strukturat globale pasqyrojnë botën e së djeshmes.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres në kuadër të samitit të BRICS në Johanesburg është shprehur për një reformë të institucioneve multilaterale. Strukturat globale në fuqi në pjesën më të madhe janë krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, tha Guterres duke iu referuar forumeve të tilla si Këshilli i Sigurimit të OKB-së, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Shumë vende afrikane asokohe sundoheshin prej fuqive koloniale. Që institucionet multilaterale të mbeten universale, ato duhet të reformohen. Gjithnjë e më shumë shtete duan të bashkohen me grupin BRICS. “Ne jemi duke lëvizur drejt një bote multipolare dhe kjo është një gjë pozitive”, tha Guterres pak pasi u deklarua që grupi i vendeve më të rëndësishme në ekspansion BRICS do të pranojë në radhët e veta nga 1 janari 2024 edhe gjashtë vende të tjera anëtare: Arabinë Saudite, Iranin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentinën, Egjiptin dhe Etiopinë.

Sipas ministritt ë Jashtëm të Afrikës së Jugut, Naledi Pandor, së fundi më shumë se 40 shtete kanë shprehur interes për antarësimin në BRICS. Kjo aleancë e konsideron veten si një kundërpeshë ndaj kombeve të industrializuara perëndimore dhe ndër të tjera synon që të pakësojë dominancën e dollarit në sistemin global të financave.

Një rikonceptim i arkitekturës globale të financave aktualisht e vjetëruar dhe jofunksionale është e domosdoshme, tërhoqi vëmendjen Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së. “Kjo kërkon guxim për kompromise, që vendet afrikane mesatarisht paguajnë katër herë më shumë për kreditë se sa SHBA dhe tetë herë më shumë se vendet e pasura europiane”, tha Guterres dhe bëri thirrje për zhvillimin e një mekanizmi efikas për shlyerjen e borxheve.

Guterres kërkoi gjithashtu respektimin pakufizim të Kartës së OKB-së, të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Sa i përket Këshillit të Sigurimit të OKB-së shumë shtete prej dekadash kërkojnë një reformim, sepse Këshilli i Sigurimit ende vazhdon të përfaqësojë strukturën e fuqive fituese të vitit 1945.

Gjermania prej vitesh bën pjesë në grupin e ashtuquajtur G4 me Japoninë, Brazilin dhe Indinë, që kërkojnë bashkarisht të drejtën e anëtarësisë së përhershme në këtë forum të OKB-së. Deri tani këto vende qendrojnë me rotacion çdo dy vjet si anëtar të Këshillit të Sigurimit duke mos qenë anëtar të përhershëm me të drejtë vetoje.

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov nuk është i bindur për një anëtarësi të përhershme të Gjermanisë dhe të Japonisë në Këshillin e Sigurimit.

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov është shprehur skeptik lidhur me antarësimin e përhershëm të Gjermanisë dhe të Japonisë në Këshillin e Sigurimit. Të dy këto vende, nuk kanë çfarë të kontribuojnë asgjë të re si anëtar të përhershëm në diskutimet e forumit më të lartë të OKB-së, tha Lavrov në kuadër të samitit të BRICS në Johanesburg.

Rusia bashkë me SHBA, Kinën, Francën dhe Britaninë e Madhe janë pesë vendet me anëtarësi të përhershme në Këshillin e Sigurimit dhe mund të ushtrojnë të drejtën e vetos në këtë forum. Përmes këtij sistemi deri tani janë bllokuar të gjitha reformat e kësaj strukture./DW

Etiketa: Antonio GuterresBRICSokb


Ju sugjerojmë

Shfrytëzonte 2 kineze për prostitucion në Tiranë, në pranga 47-vjeçarja
Kronikë

Shfrytëzonte 2 kineze për prostitucion në Tiranë, në pranga 47-vjeçarja

6 Nëntor, 2025 9:07 am
Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
Bota

Trump: Putin më kërkoi ndihmë në zgjidhjen e luftës në Ukrainë

6 Nëntor, 2025 8:00 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 6 nëntor 2025

6 Nëntor, 2025 7:50 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 6 nëntor 2025

6 Nëntor, 2025 7:48 am
Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës
-U tha në Opinion

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës

6 Nëntor, 2025 12:22 am
Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën
-U tha në Opinion

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën

5 Nëntor, 2025 11:01 pm
SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit
Bota

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit

5 Nëntor, 2025 10:02 pm
“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump
Bota

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump

5 Nëntor, 2025 9:18 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Bathore

5 Nëntor, 2025 9:14 pm
Rama-deputetëve: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, të jemi gati për zgjedhje
Kryesore

Rama-deputetëve: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, të jemi gati për zgjedhje

5 Nëntor, 2025 9:06 pm
Para
Stabilizohet zjarri i pyjeve në Tenerife, zjarrfikësit mbeten në gatishmëri

Stabilizohet zjarri i pyjeve në Tenerife, zjarrfikësit mbeten në gatishmëri

Policia i pret rrugën, kapet në Durrës 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Policia i pret rrugën, kapet në Durrës 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Po përballet me zjarret, 79 persona të arrestuar në Greqi për zjarrvënie të qëllimshme

Po përballet me zjarret, 79 persona të arrestuar në Greqi për zjarrvënie të qëllimshme
















TE FUNDIT

Shfrytëzonte 2 kineze për prostitucion në Tiranë, në pranga 47-vjeçarja

Shfrytëzonte 2 kineze për prostitucion në Tiranë, në pranga 47-vjeçarja
6 Nëntor, 2025

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shfrytëzimit të prostitucionit dhe përshtatjes së ambienteve, për prostitucion. Në pranga...

Lexo më shumë

Trump: Putin më kërkoi ndihmë në zgjidhjen e luftës në Ukrainë

Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
6 Nëntor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se gjatë bisedës së tij më të fundit me Vladimir Putinin, udhëheqësi...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 6 nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
6 Nëntor, 2025

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 6 nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
6 Nëntor, 2025

Dashi Mundohu të mos i kushtosh shumë rëndësi fjalëve të të tjerëve sot. Mund të kesh kaluar orë të tëra...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com