Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi është paraqitur ditën e sotme tek Blloku i Sigurisë, aty ku mbahet kryetari i bashkisë Erion Veliaj.
Në pamjet e siguruara, duket momenti teksa Dokushi del nga blloku i sigurisë.
Ende nuk dihet ende nëse e ka takuar kryebashkiakun e Tiranës.
Kujtojmë se Veliaj mbahet në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza” që prej mesditës së djeshme, ku u arrestua me urdhër të SPAK.