Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sekretari i “Federbet”: Ja vendet aziatike ku Skënderbeu shiste ndeshjet

2016/06/09 at 7:35 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Sekretari i “Federbet”: Ja vendet aziatike ku Skënderbeu shiste ndeshjet

“Federbet”, kompania e monitorimit të basteve që denoncoi publikisht disa ndeshje të Skënderbeut si të dyshuara fort për trukim, ka një qëndrim të detajuar për dënimin e korçarëve.


Sekretari i përgjithshëm i kësaj kompanie, Françesko Baranka, deklaron se nuk është vetëm Skënderbeu në listën e klubeve europiane që dyshohet se kanë trukuar ndeshje, por edhe disa të tjera nga vende të ndryshme.

Baranka bën të ditur në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” se shumat e basteve që janë vendosur për disa ndeshje të Skënderbeut në Europë, por edhe në kampionatin vendës, ishin jashtë çdo logjike bastesh.

Madje, ai thekson se të gjitha shumat e “çmendura” të parave luheshin në kompani bastesh aziatike.

Z.Baranka, a jeni në dijeni të vendimit të UEFA-­s për dënimin e Skënderbeut me 1 vit mospjesëmarrje në Kupat e Europës?

Po, jam vënë në dijeni.

Ju mendoni se është vendim i drejtë apo i gabuar dënimi i kampiones së Shqipërisë?

Ky është një vendim i një Komisioni juridik dhe nuk më takon ta komentoj nëse është i drejtë apo jo. Ai do të zbatohet për aq kohë sa mbetet në fuqi dhe të gjithë duhet ta respektojnë.

Ju dhe veçanërisht kompania që drejtoni, “Federbet”, shpeshherë ka publikuar raporte për dyshime të forta për trukim kundrejt disa ndeshjeve të Skënderbeut. A mendoni se këto raporte mund të kenë ndihmuar në dënimin ë Skënderbeut?

Jo, nuk di ta them këtë. Ndoshta po, por ndoshta edhe jo.

Ju i dërgoni raportet tuaja të monitorimit në UEFA?

Jo, ne nuk kemi lidhje me UEFA­-n. Jemi një kompani që kryesisht bashkëpunon me Bashkimin Europian.

Në bazë të të dhënave që keni për lëvizjet e shumave të parave në baste, ju hartoni edhe raporte për ndeshje ku lëvizjet janë të dyshimta, apo jo?

Po.

Po çfarë bëni më pas me këto raporte?

I dorëzojmë në polici. Të gjitha raportet i dorëzojmë në polici.

Në cilën polici?

Këtë nuk jua them dot. Më vjen keq.

A keni dërguar raporte për Skënderbeun kohët e fundit?

Po, disa. Ka pasur disa ndeshje të Skënderbeut, ku lëvizja e koeficienteve dhe shumat e parave të vendosura kanë qenë jashtë çdo logjike.

Pse duhet patjetër që të ketë logjikë në një bast?

Ndonjëherë mund të vihet edhe për tifozllëk… Nuk është ashtu. Ka disa raste kur vendosen shuma të çmendura parash për baste që duken të pamundura. Kjo ndodh vazhdimisht… Po ju them se ne merremi pikërisht me rastet kur bastet dhe shumat tejkalojnë të gjitha limitet.

Sa janë afërsisht shumat e basteve që janë vendosur për një ndeshje të Skënderbeut, të cilën ju më pas e keni cilësuar të dyshuar si të trukuar?

Nuk ju them dot shifra konkrete, por po them që janë shuma të pabesueshme.

Ku vendosen këto shuma bastesh të pabesueshme, në cilin vend të Europës?

Jo, jo, nuk vendosen në Europë kësi bastesh. Ato vendosen gjithnjë në Azi. Në Europë nuk vendos dot baste të tilla.

Edhe për Skënderbeun bastet janë vendosur në Azi?

Po, të gjitha.

Bëhet fjalë për ndeshje në arenën europiane apo edhe në kampionat?

Më së shumti bëhet fjalë për ndeshjet në arenën europiane. Por kemi pasur raporte për Skënderbeun edhe për ndeshje të kampionatit shqiptar.

Ju si mendoni, a përbëjnë fakt kësi raportesh nga “Federbet”, apo edhe nga kompani të tjera që bashkëpunojnë me UEFA­-n për të dënuar një klub?

Këtë e di UEFA. Ne thjesht japim indicie për baste ku luhen shuma parash në mënyrë të dyshimtë. Por, kam përshtypjen që UEFA e ka dënuar Skënderbeun për ndeshje që ka luajtur në arenën europiane. Kështu ndodh shpesh. Nëse një skuadër trukon ndeshje në kompeticionet ku UEFA është organizatore, atëherë ata nuk të falin…

A keni pasur ose a keni dorëzuar në polici raporte për ekipe të tjera shqiptare?

Po, ka ndodhur që edhe ekipe të tjera shqiptare kanë përfunduar në raportet tona. Gjithnjë për shkak të basteve të dyshimta që janë vendosur. Kryesisht për ndeshje në kompeticionet europiane, por jo vetëm…

A do ndiheshit në faj nëse dënimi i Skënderbeut mund të ketë ardhur edhe pas indicieve që ka dhënë kompania juaj?

Jo, aspak. Ne për këtë qëllim jemi, që të luftojmë futbollin e trukuar dhe të kemi një futboll sa më të pastër.

A keni marrë ndonjëherë kërcënime nga Shqipëria pas raporteve tuaja?

Po, disa herë, por në mënyrë sporadike nëpërmjet rrjeteve sociale. Asgjë për t’u shqetësuar, nuk u kam kushtuar rëndësi.

Klubi i Skënderbeut pat kërcënuar se do t’ju padiste për prishje të imazhit pak muaj më parë…

Nuk mund të flas fare për planet që ka një klub europian.

Sa skuadra të tjera si Skënderbeu ka në Europë?

Ka disa, janë shumë në fakt ato që përfundojnë në raportet tona. Ka nga vende të ndryshme të Europës.

Faktet

Në policinë zvicerane Françesko Baranka nuk ka dashur të thotë se cilit shtet i përket policia ku kompania “Federbet” dorëzon raportet për ndeshjet e trukuara. Hulumtime të “Panorama Sport” zbuluan se “Federbet” i dorëzon raportet e saj në policinë e Zvicrës, pasi institucioni i UEFA-­s me seli në këtë vend është nën juridiksionin e policisë së Zvicrës. Më pas, policia mundet ose jo që t’i dorëzojë këto raporte edhe në UEFA.

Ja cila është kompania që ka akuzuar korçarët

“Federbet” është një kompani me qendër në Belgjikë, e krijuar në vitin 2011. Ajo funksionon si një federatë jofitimprurëse, që ka për qëllim të përfaqësojë interesat e të gjithë operatorëve dhe konsumatorëve të basteve sportive. “Federbet” është një kompani që monitoron lëvizjet e basteve në shumë ndeshje të kampionateve europiane dhe të gjitha kompeticionet e UEFA-­s.

Ajo ka dërguar raporte për shumë ndeshje në qeverinë e futbollit ndër vite, por më së shumti ka bashkëpunuar me Bashkimin Europian. Ekipi i “Federbet” përbëhet nga profesionistë të industrisë së basteve, që kanë një përvojë të jashtëzakonshme, si në fushën profesionale, ashtu edhe atë ligjore.

Sekretari i përgjithshëm është Françesko Baranka, një jurist i specializuar në të drejtën penale. Ai ka qenë shef i departamentit ligjor për disa nga kompanitë më të mëdha të basteve në Europë. Ai ka qenë gjithashtu një dëshmitar ekspert në një numër të madh të rasteve të fiksimit të ndeshjeve.

Ndërkohë, gjatë viteve të fundit “Federbet” ka akuzuar disa herë klubin e Skënderbeut për ndeshje të dyshuara si të trukuara, veçanërisht në edicionin e fundit në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës.

Kulmi arriti në muajt tetor­nëntor të vitit të kaluar, kur, përmes qëndrimeve zyrtare, “Federbet” denoncoi se Skënderbeu ka manipuluar ndeshjet ndaj Krusadersit (humbje 3­ 2) dhe Sportingut të Lisbonës (humbje 5­1).



Ju sugjerojmë

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë
Rajoni

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë

14 Maj, 2025 12:19 pm
Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë
Aktualitet

Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë

14 Maj, 2025 12:15 pm
Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!
Aktualitet

Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!

14 Maj, 2025 12:01 pm
Mashtrim në Call Center/ Pranga për 6 punonjës, 1 organizatorët. Të tjerë në kërkim
Aktualitet

Mashtrim në Call Center/ Pranga për 6 punonjës, 1 organizatorët. Të tjerë në kërkim

14 Maj, 2025 11:58 am
KZAZ 40 vijon me numërimin e votave preferenciale, ja trendi deri tani
Aktualitet

KZAZ 40 vijon me numërimin e votave preferenciale, ja trendi deri tani

14 Maj, 2025 11:52 am
Tentoi të fuste karburant kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari
Aktualitet

Tentoi të fuste karburant kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari

14 Maj, 2025 11:37 am
Von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim drejt BE
Aktualitet

Von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim drejt BE

14 Maj, 2025 11:33 am
Kreu i PD, Berisha publikon posterin e fushatës: Mbrojmë votën e shqiptarëve!
Kryesore

Kreu i PD, Berisha publikon posterin e fushatës: Mbrojmë votën e shqiptarëve!

14 Maj, 2025 11:31 am
Aksidenti te “Pallati me Shigjeta”/Policia: Në kërkim 2 të rinj, po ndiqnin…
Aktualitet

Aksidenti te “Pallati me Shigjeta”/Policia: Në kërkim 2 të rinj, po ndiqnin…

14 Maj, 2025 11:18 am
Macron i uron në shqip fitoren Ramës: Franca, krah Shqipërisë në rrugën drejt BE
Kryesore

Macron i uron në shqip fitoren Ramës: Franca, krah Shqipërisë në rrugën drejt BE

14 Maj, 2025 11:11 am
Para
Zbardhen prapaskenat/ Ja për sa para u transferua Bekim Balaj në Çeçeni

Zbardhen prapaskenat/ Ja për sa para u transferua Bekim Balaj në Çeçeni

Kosova në pritje të liberalizimit të vizave, ja afati përfundimtar

Kosova në pritje të liberalizimit të vizave, ja afati përfundimtar

Mijëra tifozë në ceremoninë e fundit para varrimit të Muhammad Ali

Mijëra tifozë në ceremoninë e fundit para varrimit të Muhammad Ali

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë
14 Maj, 2025

Mali i Zi dhe Ukraina kanë harmonizuar tekstin e një marrëveshjeje për bashkëpunim dhjetëvjeçar në fushën e sigurisë, e cila...

Lexo më shumë

Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë

Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe kryeministri shqiptar Edi Rama ju kanë drejtuar një ftesë të përbashkët lidereve nga...

Lexo më shumë

Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!

Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Përmes...

Lexo më shumë

Mashtrim në Call Center/ Pranga për 6 punonjës, 1 organizatorët. Të tjerë në kërkim

Mashtrim në Call Center/ Pranga për 6 punonjës, 1 organizatorët. Të tjerë në kërkim
14 Maj, 2025

Policia e Shtetit ka zbuluar një call center në Tiranë ku kryhej mashtrim kompiuterik. Sipas policisë është vënë në pranga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com