Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sekretari Hegseth mbron shkarkimet në Pentagon dhe thotë se do të ketë të tjera

2025/02/24 at 9:21 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sekretari Hegseth mbron shkarkimet në Pentagon dhe thotë se do të ketë të tjera

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth këmbëngul se shkarkimi i papritur nga Presidenti Donald Trump i oficerit më të lartë ushtarak të vendit mes një vale shkarkimesh nga puna në Pentagon nuk ishte e pazakontë dhe ai sugjeroi se mund të ndodhin shkarkime të mëtejshme.


“Asgjë në lidhje me këtë nuk është e paprecedentë”, tha sekretari Hegseth për emisionin “Fox News Sunday”, duke folur për largimin e gjeneralit të Forcave Ajrore CQ Brown Jr. nga posti i shefit të shtabit të përgjithshëm. “Presidenti meriton të zgjedhë ekipin e tij të këshilltarëve kryesorë për sigurinë kombëtare”.

Sekretari Hegseth tha se “ka shumë presidentë që bënë ndryshime”, duke përmendur ish-komandantët e përgjithshëm, si Franklin D. Roosevelt, George H.W. Bush dhe Barack Obama. Ish-Presidenti Obama, tha sekretari Hegseth, “shkarkoi ose liroi qindra” zyrtarë ushtarakë.

Në muajt e parë të detyrës, ish-Presidenti Obama hoqi gjeneralin e ushtrisë David McKiernan nga detyra e komandantit të forcave amerikane në Afganistan. Megjithatë, Presidenti Trump, ndërsa kandidonte për mandatin e tij të dytë, u zotua të zhdukë ideologjitë e mbiquajtura “woke” nga ushtria dhe të shkarkojë me shpejtësi shumë drejtues të lartë.

Sekretari Hegseth dhe Presidenti Trump nuk e kanë fshehur përqendrimin tek largimi i oficerëve ushtarakë që kanë mbështetur diversitetin, barazinë dhe gjithëpërfshirjen në radhët e tyre. Administrata thotë se masat do të forcojnë më tej një forcë luftarake vdekjeprurëse.

Gjenerali Brown ishte vetëm gjenerali i dytë afrikano-amerikan që shërbeu si shef shtabi. 16 muajt e tij në këtë post u mbizotëruan nga lufta në Ukrainë dhe konflikti i zgjeruar në Lindjen e Mesme. Presidenti Trump në mandatin e tij të parë në vitin 2020 e emëroi zotin Brown si shef të shtabit të Forcave Ajrore.

Presidenti Trump dëshiron ta zëvendësojë zotin Brown me gjeneralin e Forcave Ajrore Dan “Razin” Caine, i cili doli në pension në dhjetor. Është e paqartë se si mund të bëhet rifutja e gjeneralit Caine në shërbimin aktiv. Pozicioni kërkon që gjenerali Caine të konfirmohet nga Senati.

Sekretari Hegseth tha se shkarkimet e së premtes prekën gjashtë gjeneralë me tre dhe katër yje dhe ishin “një reflektim i dëshirës së presidentit për të patur njerëzit e duhur rreth tij për të zbatuar përqasjen e sigurisë kombëtare që duam të kemi”.

Ai e quajti gjeneralin Brown “të nderuar”, por tha se “nuk është njeriu i duhur për momentin”, pa përmendur mangësi specifike. Pas vrasjes së George Floyd-it në vitin 2020, gjenerali Brown në një video foli për përvojën e tij si pilot afrikano-amerikan, duke u bërë me sa duket kështu subjekt i luftës së administratës së re Trump kundër iniciativave të gjithëpërfshirjes në ushtri.

Për gjeneralin Caine, sekretari Hegseth tha se Presidenti Trump “respekton drejtuesit që zgjidhin duart e luftëtarëve në një botë shumë të rrezikshme”.

Gjenerali në pension George Casey i quajti shkarkimet “jashtëzakonisht destabilizuese”. Zoti Casey, i cili ishte drejtues ushtarak gjatë mandatit të presidentit republikan George W. Bush dhe i forcave shumëkombëshe në Irak nga 2004 deri në 2007, vuri në dukje gjithashtu se administrata Trump mundet ta ndryshojë politikën e Pentagonit pa ndryshuar personelin, por shtoi se ajo që ndodhi është brenda kompetencave të presidentit.

“Kjo është prerogativa e tij”, tha gjenerali Casey për emisionin “This Week” të kanalit televiziv ABC. “Ai është komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura”, tha ai.

Megjithatë, senatori demokrat Jack Reed anëtar i Komisionit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit i tha kanalit ABC se shkarkimet ishin “plotësisht të pajustifikuara” dhe se “me sa duket, ajo që Trump-i dhe Hegseth-i po përpiqen të bëjnë është të politizojnë Departamentin e Mbrojtjes”.

Sekretari Hegseth u pyet gjithashtu në kanalin Fox News në lidhje me zyrtarët që mund të përpilojnë listat e zyrtarëve të tjerë të mbrojtjes që planifikojnë të shkarkojnë. Ai tha se nuk kishte asnjë listë, por sugjeroi se vërtet mund të vijojnë shkarkime të tjera.

“Ne kemi një sy shumë të mprehtë ndaj udhëheqjes ushtarake dhe gatishmërisë së tyre për të ndjekur rendin ligjor”, tha sekretari Hegseth. “Joe Biden dha urdhra të ligjshëm. Shumë prej tyre janë vërtet të këqinj”, tha ai, duke shtuar se gjëra të tilla si udhëresat me kufizime për vaksinën e COVID-it “gërryen” ushtrinë ideologjikisht.

“Presidenti Trump ka dhënë një grup tjetër urdhrash të ligjshëm dhe ato do të ndiqen”, tha sekretari Hegseth. “Nëse nuk ndiqen, atëherë ata oficerë do t’i drejtohen daljes”./voa



Ju sugjerojmë

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm
Rajoni

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm

4 Qershor, 2025 4:51 pm
Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan
Kryesore

Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan

4 Qershor, 2025 4:50 pm
Osmani: Kemi gati ligjin për heqjen e tarifave ndaj SHBA-së, por duhet konstituimi i Kuvendit
Rajoni

Osmani: Data e zgjedhjeve lokale në Kosovë do të caktohet në ditët në vijim

4 Qershor, 2025 4:39 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Korrupsion dhe pastrim parash në tenderat publikë/SPAK çon për gjykim 22 persona

4 Qershor, 2025 4:39 pm
Zhdukja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë
Aktualitet

SPAK nis hetimin për trafikun e drogës nga Dritan Rexhepi

4 Qershor, 2025 4:21 pm
Tafani flet për tentativën për të vrarë avokatin në Lushnje: Ndihmonte hasmin e..
Aktualitet

Tafani flet për tentativën për të vrarë avokatin në Lushnje: Ndihmonte hasmin e..

4 Qershor, 2025 4:20 pm
Bullgaria merr dritën jeshile nga KE: Gati t’i bashkohet eurozonës
Te Fundit

Bullgaria merr dritën jeshile nga KE: Gati t’i bashkohet eurozonës

4 Qershor, 2025 4:14 pm
Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez
Aktualitet

Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez

4 Qershor, 2025 4:07 pm
Shqipëria, tërheqëse edhe për turistët e largët
Aktualitet

Shqipëria, tërheqëse edhe për turistët e largët

4 Qershor, 2025 4:07 pm
Tafani zbulon arsyen e vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë
Aktualitet

Tafani zbulon arsyen e vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë

4 Qershor, 2025 3:58 pm
Para
“Hajde mbush një bidon”, ia mbath me të katra çifti që reklamonte vajin e përzier të ullirit si ekstra të virgjër

“Hajde mbush një bidon”, ia mbath me të katra çifti që reklamonte vajin e përzier të ullirit si ekstra të virgjër

“I ra me shkelm në këmbë e në stomak me krah”, mesazhet alarmante në tekstet shkollore

“I ra me shkelm në këmbë e në stomak me krah”, mesazhet alarmante në tekstet shkollore

GJKKO kundërshtoi akuzat për fyerje gjatë seancës, reagon Veliaj: Ftoj gjykatën të publikojë audion!

GJKKO kundërshtoi akuzat për fyerje gjatë seancës, reagon Veliaj: Ftoj gjykatën të publikojë audion!
















TE FUNDIT

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm
4 Qershor, 2025

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës të mërkurën është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor të rastit të vrasjes së Liridona Ademajt...

Lexo më shumë

Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan

Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan
4 Qershor, 2025

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve...

Lexo më shumë

Osmani: Data e zgjedhjeve lokale në Kosovë do të caktohet në ditët në vijim

Osmani: Kemi gati ligjin për heqjen e tarifave ndaj SHBA-së, por duhet konstituimi i Kuvendit
4 Qershor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur të mërkurën se në ditët në vijim do të caktojë datën...

Lexo më shumë

Korrupsion dhe pastrim parash në tenderat publikë/SPAK çon për gjykim 22 persona

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
4 Qershor, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet lidhur me një skemë korrupsioni, mashtrimi dhe pastrimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com